KryesoreLajme

‘Cep më Cep’, Maqedonci: Vazhdojmë mobilizimin lagje më lagje për 500K zemra

Kandidati për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherësh edhe ministër i mbrojtjes, Ejup Maqedonci vazhdon aktivitetet e tij elektorale, duke takuar qytetarët në komuna e fshatra, ndërsa sot ka zgjedhur kryeqytetin për  të konfirmuar mbështetjen elektorale ‘Cep më Cep’.

Takimet me qytetarët e kryeqytetit, janë emocionues për Maqedoncin, ndërsa gjen mbështetje të plotë nga të gjithë dashamirët.

Lexo më shumë  Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë për ta lexuar projektbuxhetin

“ Takim mobilizues me aktivistët e palodhshëm të Prishtinës.Vazhdojmë mobilizimin lagje më lagje për 500K zemra. Lëvizja VETËVENDOSJE! 118”, shkruan Maqedonci në Facebook.

YouTube player