KryesoreLajme

Sveçla kujton vrasjen e 10 shqiptarëve 25 vjet më parë në Mitrovicë: Ia kemi dal me sukses të ndërrojmë realitetin e hidhur në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar masakrën e 3 dhe 4 shtatorit të vitit 2000, ku 10 shqiptar mbetën të vrarë nga operacioni i spastrimit etnik nga grupi kriminal “Rojat e Urës” në veri.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla tha se ky krim ka mbetur pa drejtësi sepse 13 vite më vonë, nga mazhoranca e atëhershme ishte votuar ligji për amnistinë e kriminelëve në veri.

Ndër të tjera, Sveçla tha se tani ia kemi dal të ndërrojmë realitetin e hidhur në veri.

Postimi i plotë:

Mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, formacioni kriminal serb “Rojat e Urës” filloi operacionin special të spastrimit etnik të shqiptarëve nga veriu i vendit tonë.

Nga bandat famëkeqe serbe, në këtë ngjarje të errët 25 vite më parë, u masakruan 10 shqiptarë, më i riu 13 vjeç e më e moshuara 65 vjeç.

Lexo më shumë  Washington Post: “Gjenerata Z” po e mposht Ramën në pikën më të fortë, në komunikim

Mbi 100 të tjerë u plagosën e u lënduan dhe 11.364 shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre duke u ndërruar kështu edhe demografia e veriut të Mitrovicës. Ky ishte edhe qëllimi i Serbisë i papenguar nga askush.

Ky krim i realizuar mbi shqiptarët vetëm për shkak të etnisë së tyre dhe dëshirave të Serbisë ka mbetur pa drejtësi, sepse 13 vite më vonë, në vitin 2013, nga mazhoranca e atëhershme ishte votuar ligji për amnistinë e kriminelëve në veri.

Përkundër sfidave që të ndërrojmë realitetin e hidhur të veriut të vendit tonë, ia kemi dalë me sukses e sot jemi ballëhapur. Sot në Republikën e Kosovës nuk ka më “Roja të Urës”, “Mbrojtje Civile” e “Brigadë të Veriut”. Qytetarët shqiptarë po kthehen në shtëpitë tyre.

Lexo më shumë  Kur pushteti sulmon individin, pranon se ka humbur debatin me qytetarët

Qindra shqiptarë të dëbuar janë kthyer në tokat e pronat e tyre dhe do të punojmë pa u ndalur deri sa të kthehen të gjithë. Përballë çdo sfide do të punojmë për drejtësi, jo vetëm për ata që kryen këtë masakër e terror mbi qytetarët tanë, por edhe për ata që në çdo formë kanë cënuar sigurinë e qetësinë e Republikës sonë.

Kujtojmë dhe nderojmë sot e gjithmonë sakrificën e të rënëve dhe i përulemi rezistencës së vazhdueshme të qytetarëve tanë përballë terrorit, dhunës e shantazhit të Serbisë.

Rruga Press

YouTube player