Këshilltarja lokale e BE-së i reagon ashpër Grenellit: Vetëm të korruptuarit, Vuçiqi dhe shokët e tij e urrejnë Albin Kurtin
Pas qëndrimeve skandaloze të sotme të lobuesit të njohur të Serbisë, Richard Grenell, i cili edhe është dekoruar nga presidenti serb Vuçiq, kanë shpërther valë reagimi kundër tij, i cili shpreson se akoma në Kosovë kanë mbetur disa individë mbi të cilët mund të ndikojë, në javën e fundit të fushatës zgjedhore në Kosovë.
Me një reagim shumë të ashpër kundër tij është shprehur edhe Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, e cila tha se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e urrejnë vetëm të korruptuarit, Vuçiqi, si dhe mbështetësit dhe shokët e tij. Ndërsa të tjerët, shprehet ajo, presin nga Kurti ta çojë përpara Kosovën.
“Ne nuk kemi nevojë për komente të pakualifikuara apo ndërhyrje në zgjedhjet tona në Evropë – as në Gjermani e as në Kosovë”, tha në fund Schneeberger.
Reagimi i plotë i Kati Schneeberger:
Sipas Grenellit, Kurti e përshkallëzoi situatën – jo ata që sulmuan dhe plagosën ushtarët e KFOR-it, jo ata që detyruan njerëzit në veri të Republikës së Kosovës të braktisin institucionet dhe të bojkotojnë zgjedhjet e reja të nevojshme.
Grenelli, i cili më akuzoi për përhapjen e lajmeve të rreme, ngaqë e pyeta nëse ai mund ta shikonte veten ende në pasqyrë (me sa duket, Grenelli nuk shikon në pasqyrë) dhe që më akuzoi se “jam me Putinin”, tani ai po ankohet për Kurtin.
A e urrejnë të gjithë Albin Kurtin? Vetëm ata që nuk përfitojnë më nga korrupsioni, Vuçiqi dhe mbështetësit e tij, të cilët kanë humbur kontrollin e tyre të pushtetit mbi serbët në veri, tani ankohen më fort. Vetëm ata dhe shokët e tyre e urrejnë Albin Kurtin. Të gjithë kritikët e tjerë presin edhe më shumë përparim nga Kurti në politikën e brendshme.
Por çfarë di në të vërtetë njeriu për mendimet dhe dëshirat e njerëzve kur ulet në anën tjetër të pellgut, më shumë i fokusuar në marrëveshje të mira biznesi sesa në mirëqenien e njerëzve në Evropë?
Ne nuk kemi nevojë për komente të pakualifikuara apo ndërhyrje në zgjedhjet tona në Evropë – as në Gjermani e as në Kosovë.
Rruga Press