KryesoreLajme

Kurti: Në mandatin tjetër, 1 miliard euro për bizneset prodhuese

Kryeministri dhe lideri i LV-së, Albin Kurti, ka vizituar kompaninë Termopan, prodhuese e dyerve dhe dritareve, e cila gjendet në zonën industriale në Mazgit.

Kjo kompani eksporton më shumë se 90% të produktit te saj në Gjermani.

“Kjo kompani familjare vepron që nga viti 1957, e sot punëson 73 punëtorë që operojnë në hapësirë prodhuese prej 5500 m2. Në tre vitet e fundit kanë ngritur punësimin për 50%, kurse rritjen ekonomike vetëm vitin e fundit e kishin rreth 40%. Përveç dyerve dhe dritareve, Termopan prodhon edhe panele dekoruese për dyer të hyrjes. Aq i lartë është prodhimi i saj, sa që importi i këtij produkti është zvogëluar pothuajse 100%”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lexo më shumë  Deputeti i Bundestagut gjerman në mbështetje të Albin Kurtit

Ai ka thënë se qeveria nën drejtimin e tij i ka qëndruar dhe do të vazhdojë t’i rrijë afër bizneseve vendore.

“Termopan ka përfituar nga dy masa të qeverisë sonë, përfshirë blerjen e makinerive dhe angazhimin e punëtorëve nëpërmjet SuperPunës. Në mandatin tjetër, 1 miliard euro për bizneset prodhuese”, ka thënë Kurti.

Rruga Press

YouTube player