Bota

BE-ja thotë se ‘do të përgjigjet me vendosmëri’ nëse Trump vendos tarifa ndaj bllokut

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj Kanadasë, Kinës dhe Meksikës ka ngritur shqetësime në mbarë botën për një luftë të mundshme tregtare globale.

Dhe Bashkimi Evropian po vëzhgon veçanërisht nga afër pasi Trump ka sinjalizuar tashmë synimin e tij për të vendosur tarifa ndaj bllokut, shkruajnë mediat e huaja.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha Euronews të dielën se BE-së “i vjen keq për vendimin e SHBA për të vendosur tarifa ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës”.

Lexo më shumë  Nga tarifat e Trumpit përfiton vetëm Kina, thotë shefja e BE-së

“Për momentin nuk jemi në dijeni të vendosjes së tarifave të mëtejshme për produktet e BE-së. Marrëdhëniet tona tregtare dhe investuese me SHBA-në janë më të rëndësishmet në botë… Ne duhet të kërkojmë të forcojmë këtë marrëdhënie”, tha zëdhënësi.

Komisioni Evropian ka deklaruar më parë se: “Masat e përgjithësuara tarifore rrisin kostot e biznesit, dëmtojnë punëtorët dhe konsumatorët. Tarifat krijojnë ndërprerje të panevojshme ekonomike dhe nxisin inflacionin. Ato janë të dëmshme për të gjitha palët”.

Lexo më shumë  Tensioni mes Kinës dhe Tajvanit: Pekini dërgon 21 avionë dhe 7 anije luftarake

Sipas Euronews, zëdhënësi vazhdoi të shpjegoi se tregjet e hapura dhe respektimi i rregullave të tregtisë ndërkombëtare “janë thelbësore për një rritje të fortë dhe të qëndrueshme ekonomike”.

“BE beson fort se tarifat e ulëta nxisin rritjen dhe stabilitetin ekonomik brenda një sistemi tregtar të fortë e të bazuar në rregulla. Megjithatë, BE do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo partneri tregtar që vendos në mënyrë të padrejtë ose arbitrare tarifa për mallrat e BE-së”, përfundoi ai.

YouTube player