KryesoreLajme

Sveçla e Rizvanolli vizitojnë objektin e ri të Policisë së Kosovës në veri të vendit

Personeli i Policisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) Mitrovicës Veriore tashmë do të shfrytëzojë një pjesë të ndërtesës së Trepçës.

Të shtunën, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë vizituar objektin e ri të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veri, Veton Elshani.

Lexo më shumë  Kongresmeni konservator Don Bacon del kundër Trumpit: Republikanët e vërtetë e dinë të keqen, Rusinë e Putinit, trashëgimia ime është Reagani dhe Churchilli

“Në qershor të vitit 2024 kemi bërë kërkesë tek Kryeshefi i TREPÇA-s që Policisë së Kosovës respektivisht DRP Mitrovica Veri ti jepet në shfrytëzim edhe një pjesë e ndërtesës që është afër ndërtesës aktuale ku jemi tani.

Kjo është bërë me qëllim që personeli i Policisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) Mitrovica Veri të ketë më shumë hapësirë dhe kushte më të mira pune”, tha Elshani.

Lexo më shumë  Murati: LDK ka bërë manipulim të votave me postë në shkallë industriale, deri më tani nuk kemi parë ndonjë veprim nga prokuroria

Sipas Elshanit, kjo do të ndikojë në ofrimin kualitativ të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe do të lirojë nga pesha e punës Stacionin Policor Zveçan dhe Stacionin Policor në veriun e Mitrovicës.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit