Murati: Tatimi në pronë do të faturohet për herë të parë pas 25 vitesh në katër komunat në veri
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sivjet do të fillojë faturimi i tatimit në pronë në katër komunat veriore të vendit, për herë të parë pas 25 vitesh.
Pasi vitin e kaluar në këto komuna u faturuan për herë të parë faturat e energjisë elektrike, këtë vit do të implementohet edhe pagesa e tatimit në pronë.
Ministri Murati ka falënderuar stafin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe atë të komunave përkatëse, për punën e palodhshme në realizimin e këtij procesi.
Rruga Press