Bota

​Në Britani, 75% e njerëzve kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19

Më shumë se 75% e të rriturve në Britaninë e Madhe janë vaksinuar plotësisht kundër virusit korona, njoftoi Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DHSC).

Sipas statistikave të DHSC, gjithsej 86 milionë e 780 mijë e 455 doza janë dhënë në Britani të Madhe.

Doza e parë u mor nga 47.091.889 persona ose 89 për qind, dhe të dyja dozat nga 39.688.566 persona ose 75 për qind, raporton Guardian.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

“Futja jonë e jashtëzakonshme e vaksinës ka siguruar mbrojtje jetike kundër virusit për tri të katërtat e të rriturve në Britani. Kjo është një arritje e madhe kombëtare, me të cilën të gjithë duhet të jemi krenarë. Është e rëndësishme që të pa vaksinuarit të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të gjithë të gëzojmë në mënyrë të sigurt liritë tona”, tha kryeministri Boris Johnson.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *