KryesoreOpinion/Aktualitet

“Mitropoliti Sebastianos: «Vorio Epiri i Greqis뻓/ Çfarë shkruan kleriku ortodoks grek Sebastianos, mitropoliti i Dropullit, vartës i Janullatosit

Shkruan Agim Morina

MITROPOLITI SEBASTIANOS: «VORIO EPIRI I GREQISË»

ÇFARË SHKRUAN KLERIKU ORTODOKS GREK SEBASTIANOS, MITROPOLIT I DROPULLIT, VARTËS I JANULLATOSIT

Pjesë nga libërthi-pamflet “Vorio epiri i Greqisë” botuar në vitin 1992 dhe e shpërndarë nëpër Shqipëri. Këtu shpjegohet shumë qartë se çfarë është misioni i klerikëve grekë, me në krye Anastas Janullatosin

“E quajtëm për detyrë që në këtë libër, pavarësisht nga pretendimet monstruoze të shqiptarëve, të japim një përgjigje. Sigurisht, jo sepse besojmë se shqiptarët do të ndërrojnë mendje, por për të vërtetën e vetëm për të vërtetën, për të treguar, pra, se me ç’mënyra dinake e me çfarë shpifjesh përpiqen shqiptarët të shtrembërojnë faktet. Shpresojmë se kështu do të ndihmojmë të vërtetën që të lëshojë dritën e saj anembanë, të vërtetën se Vorio Epiri ishte, është dhe do të mbetet grek.

Konicë, më 15 mars 1992

Mitropoliti i Dropullit, Pogonianisë dhe Konicës

SEBASTIANOS”

(…)

“Pra, atje, në lumin Shkumbin i vendosin kufijtë e Epirit shkencëtarët më në zë, si V. GEORGIEV, P. LEVEQUE, E. LEPPORE, N. HAMMOND, F. PAPAZOGLOU etj. si dhe arkeologët e shquar epirotë D. EVANGELIDIS, F. PETSAS, S. DAKARIS etj.

Të gjitha këto mjaftojnë për të bërë të qartë se në Vorio Epir ÇDO GJË ËSHTË, NË MËNYRË TË PADISKUTUESHME, EPIROTASE-GREKE.”

(…)

“2) “Arvanitët” e Greqisë grekë të kulluar.

Si i rrjedhojë e atyre pretimeve, shumë epirotë u larguan nga trojet e tyre. Zbritën drejt pjesëve të tjera të Greqisë, në Tesali. Atikë, Peloponez, etj., duke sjellë nga vendlindja e tyre edhe gjuhën arvanitase të cilën e mësuan nga lidhjet e ndryshme dhe shkëmbimet tregtare që kishin me shqiptarët. Pra, edhe të ashtuquajturat “fshatra arvanitase” të Atikës, banorët e të cilëve flasin shqip, janë grekë të kulluar, bile do të thoshim se janë më grekë se grekët e tjerë. Në bisedat e ndryshme në lidhje me çështjen vorioepirotë, kishim fatin e mirë të njiheshim me ta, sepse vizituam shumë herë Spatën, Markopullin dhe gjithë zonën përreth. Askund tjetër nuk hasëm një entusiazëm të tillë kaq të flaktë.

Lexo më shumë  Paradoksi në Shqipëri/ Stoku i pronave të papërdorura rritet, ndërtuesit paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh

3) Dallimi midis epirotëve dhe shqiptarëve, gegëve dhe toskëve.

Duhet të theksojmë akoma se, DALLIMI MIDIS EPIROTËVE DHE SHQIPTARËVE MUND TË VËREHET EDHE NGA PIKËPAMJA ANTROPOLOGJIKE. PËR MË TEPËR, DALLIM I DUKSHËM EKZISTON EDHE MIDIS GEGËVE DHE TOSKËVE. Të parët konsiderohen si shqiptarë të mirëfilltë dhe banojnë në tokat që shtrihen përtej lumit Shkumbin, ndërsa të dytët banojnë poshtë lumit Shkumbin dhe konsiderohen tradicionalisht si epirotë, të cilët edhe pse u bënë myslimanë, ruajtën traditat dhe zakonet e epirotëve si dhe shumë zakone kristiane e emra, bile mjaft festa të krishtere i kremtojnë bashkë me ne.”

(…)

“Për fat të keq, të islamizuarit nuk ishin vetëm të humburit e fesë, por edhe të humburit e kombit. Femohuesit bëheshin edhe atdhemohues, bëheshin turq, turkoshqiptarë. Toskët, siç e kemi përmendur, ishin epirotë. Me ndërrimin e fesë humbën edhe helenizmin e tyre. U turqizuan. Dhe, siç ishte e natyrshme, u njësuan me turqit.”

(…)

“3) Shqiptarët, gjithmonë në krah të armiqve të helenizmit

Krejt ndryshe nga vorioepirotët, shqiptarët nuk luftuan kurrë për të fituar lirinë e tyre, por gjithmonë rreshtoheshin në krah të turqve kundër grekëve. Ata përdori Ali Pasha kundër suliotëve. Eshtë gjithashtu fakt se pjesa kryesore e ushtrisë turke, ajo më fanatike, e cila ishte grumbulluar për shtypjen e Revolucionit Grek, ishte e përbërë prej turkoshqiptarëve. Luftuan me aq tërbim, saqë mund të themi me bindje se lufta e vitit 1821 nuk u zhvillua midis grekëve dhe turqve, por midis grekëve dhe shqiptarëve.11

Lexo më shumë  Ministri Rashiqi nënshkroi marrëveshje me GIZ-in në vlerë 7.5 milionë euro

Po! Eshtë e domosdoshme ta themi hapur dhe ta përsërisim: Shqiptarët nuk luftuan kurrë për lirinë e tyre, kurrë nuk menduan\ për të. U mjaftonte të ishin skllevër. Dhe le të mos na i përmendin” shumë “miqtë” shqiptarë luftërat e Gjergj Kastriotit, apo siç quhet ndryshe, të Skënderbeut. Sepse Gjergj Kastrioti Skënderbeu beu, i cili luftoi me trimëri e heroizëm, nuk ishte as shqiptar, as turk. Ishte, ashtu siç e pranon ai vetë në letrat e tij, epirot dhe i krishterë.”

PËR FAT TË KEQ, DERI MË 1913, SHQIPTARËTNUK KISHIN NDËRGJEGJE KOMBËTARE. SHIKONIN VETËM INTERESIN E TYRE DHE NDËRRONIN PADRONË NË LIDHJE ME SHPËRBLIMIN QË MERRNIN. Vërtet, sa e sa padronë ndërruan edhe në shekullin XX, qysh atëhere që u krijuan si shtet? Turq, italianë, austriakë, gjermanë, rusë, kinezë, ndërsa tani u kthyen prapë tek italianët dhe turqit. Por, tani rendin edhe diku tjetër. Rendin drejt Amerikës dhe TPE-së, ku do t’u japin më shumë petrodollarë, siç u shpreh me cinizëm R. Alia. Të tillë sedër e të tillë ndërgjegje kombëtare kanë…

(…)

“(G) GREQIA PER VORIO EPIRIN

1) Tri herë e çliroi Vorio Epirin

Fakti se Greqia e çiiroi Vorio Epirin tri herë, dmth më 1913, 1914 dhe 1940, është provë bindëse e helenizmit të Vorio Epirit.”

(…)

“4) Detyra e drejtuesve dhe e popullit grek

Detyrë e të gjithë grekëve pa përjashtim, e Shtetit, e Kishës, e politikanëve dhe e popullit në përgjithësi, është përkrahja ndaj popullit vëlla të shumëvuajtur të Vorio Epirit, deri sa edhe ai të realizojë ëndrrën e tij të shumëpritur, BASHKIMIN ME NENEN GREQI.

Ardhtë sa më shpejt ajo ditë! AMIN!”

YouTube player