KryesoreLajme

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka reaguar për arritjen historike që po ndodh në Hamburg, ku pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova po garojnë për zgjedhjet e landit të Hamburgut.

Ajeti shprehet se ky moment është një arritje e jashtëzakonshme, jo vetëm për diasporën shqiptare, por edhe për forcimin e zërit të saj në politikën gjermane.

Së bashku me udhëheqësin e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Hamburg, Mizbah Mustafa, Ajeti mirëpriti dhe zhvilloi biseda me kandidatët që po konkurrojnë në këtë proces historik: Dafina Berisha (SPD), Kushtrim Lulaj (CDU), Muhamet Idrizi (CDU), Nikola Tunici (CDU), Sami Musa (FDP)

Lexo më shumë  Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin

Në fjalën e tij, Ajeti i ftoi shqiptarët e Hamburgut të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar se çdo votë është një zë më i fuqishëm në institucionet gjermane. Ai shtoi se dikur, zëri i mërgatës shqiptare dëgjohej përmes protestave në rrugët e Hamburgut, ndërsa tani mund të dëgjohet në parlamentin e këtij landi.

Sipas Ajetit, pavarësisht se kandidatët vijnë nga parti të ndryshme politike, ajo që i bashkon është më e madhe se ajo që mund t’i ndajë. Ai inkurajoi shqiptarët të bëhen pjesë e kësaj historie të madhe, duke u bërë dëshmitarë të një momenti të rëndësishëm për komunitetin.

Lexo më shumë  Protesta përhapet në qytete të tjera, gjimnazistët në Lezhë bojkotojnë mësimin
YouTube player