Kuriozitete

Çfarë duhet të bëni nëse motori i veturës nxehet?

Nxehtësia e verës e kombinuar me udhëtime të gjata mund të çojë në probleme me sistemin e ftohjes së motorit më shpesh se zakonisht.

Mediat e huaja shkruajnë për këtë problem të madh që mund t’u ndodhë shoferëve gjatë udhëtimeve verore.

Sipas një rregulli të pashkruar, mbinxehja e motorit zakonisht ndodh në vendet ku ne më pak e dëshirojmë, në autostradë ose në ndonjë vend tjetër, ku nuk mund të dalim nga dielli.

Nëse ende e gjeni veten në një situatë të tillë, këtu janë disa këshilla.

Kur treguesi i temperaturës hyn në fushën e kuqe, është e gabuar të fikni motorin menjëherë, sepse atëherë mjeti që përdoret për të ftohur motorin ndalet dhe pastaj mund të ketë një temperaturë edhe më e lartë, e cila mund të çojë në dëmtimin e motorit.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për motorët turbo sepse turbina ftohet me vaj dhe funksionon në një temperaturë të lartë.

Çfarë të bëni?

Shumë thonë se është e dëshirueshme, nëse është e mundur, të lini motorin në punë, si dhe të fikni ajrin e kondicionuar ose klimën.

Nëse është e mundur, ngrini kapakun e veturës. Asnjëherë mos e hapni kapakun e ujit, sepse ftohësi është nën presion të lartë dhe temperatura e tij është e lartë, kështu që nëse kapaku hapet papritur, mund të ndodhin djegie serioze.

Në rast se nuk keni një tregues të temperaturës në panelin e instrumenteve dhe vetura juaj është “zier”, pra ka filluar të nxjerrë ftohësin, duhet ta fikni menjëherë motorin.

Në fund, është më mirë të parandaloni sesa të kuroni – është e rëndësishme të kontrolloni gjendjen dhe sasinë e ftohësit dhe nivelin e vajit në motor para çdo udhëtimi të gjatë.

Udhetim te mbarë!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *