Lajme

VV: Deri në 100 milionë euro shtesë për listën esenciale të barnave

Lëvizja Vetëvendosje ka premtuar shtim të buxhetit deri në 100 milionë euro për listën esenciale të barnave. Sipas kësaj partie, lista e rimbursueshme e barnave fillon për herë të parë duke mbështetur qytetarët për shpenzimet lidhur me barnat jashtëspitalore.

Nga VV-ja thonë se kanë unifikuar çmimet e barnave në të gjithë territorin e vendit me çmime të përballueshme.

Lexo më shumë  Kush janë 20 personat e dosjes së SPAK? Emrat e grupit që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës

Përmes një video të shpërndarë nga kjo parti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se qytetarët vazhdojnë akoma që të shpenzojnë më së shumti sa i përket shërbimeve shëndetësore në blerjen e barnave.

“Ne rregulluam ligjin për çmimin e barnave. Këto barna do të jenë shumëfish më lirë se që kanë qenë. Kemi ndërtuar edhe sistemin me të cilin qytetarët do të mund të shkojnë përmes kontraktimit të barnatoreve të marrin me E-recetë, vetëm me letërnjoftim këto barna shumë herë më të lira dhe me çmim të njëjtë në secilën barnatore në Republikën e Kosovës”.

Lexo më shumë  BIRN: “Korporata Aruba”, SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

Rruga Press

YouTube player