KryesoreLajme

Kurti në Vushtrri: Gjyshërve që do të kujdesën për fëmijët prej moshës 1 deri në 3 vjeç, nga 100 euro çdo muaj

Kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij të mbajtur në tubimin elektoral në Komunën e Vushtrrisë ka thënë se në mandatin e ardhshëm qeverisës do mbështesin të moshuarit duke ua ndarë nga 100 euro në muaj, të cilët kujdesën për fëmjët e moshës 1 deri në 3 vjeç.

Lexo më shumë  Pastrim parash dhe korrupsion - SPAK regjistron akuza të reja për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni

Albin Kurti, po ashtu ka thënë se në qeverinë e ardhshme do të ndërtohen çerdhe të reja për fëmijët.

“ Programi gjenerata për gjeneratë që nënkupton 100 euro shtesë mbi pensionin ekzistues për gjeneratën e pleqëve tanë, gjysheve e gjyshërve që do të kujdesën për fëmijët prej moshës 1 deri në 3 vjeç, kur të dy prindërit iu punojnë atyre që do të thotë që të dy prindërit duhet të iu punojnë sepse shteti do t’i mbështesë fëmijët më çerdhe të reja por edhe brenda çerdheve familjare”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Lista Studentore vizitojnë manastiret në Kosovë, nuk dallojnë në deklarime me regjimin e Vuçiqit

Rruga Press

YouTube player