KryesoreLajme

Dodik fjalim anti-BE e pro Rusi në Maqedoni të Veriut

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik ka mbajtur një fjalim pro rus në Maqedoni të Veriut, me rastin e kremtimit të festës nacionale serbe “Shën Spasi”.

Dodik, i cili njihet për politikat proruse, ka kritikuar BE-në për gjoja lëshime, derisa Maqedoninë e Veriut e përdori si shembull të joparimitetit të Bashkimit Evropian.

“Ne jemi në rrugën evropiane, por shohim se është pikërisht ajo Evropa që është turpëruar më shumë në Maqedoninë e Veriut, e cila ka bërë shumë lëshime dhe ka fituar pak nga ajo Evropë. Dhe një ditë do të duhet të ndalemi dhe të mendojmë me kujdes nëse do të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha Dodik.

Lexo më shumë  New York Times: Vuçiqi “sakrifikoi” kryeministrin, që të fitojë kohë 

“Të jetojë Maqedonia, të jetojë Serbia, të jetojë Republika Srpska dhe të jetojë Rusia vëllazërore”, shtoi ai.

Dodik, i cili është në listën e zezë e ShBA-së mes tjerash mohoi gjenocidin në Srebrenicë dhe dërgoi porosi anti-NATO.

“Çfarë mbeti nga Evropa? Ndonjë vlerë? Cilat vlera? Ku janë?”

Për vizitën e Dodik në Maqedoni të Veriut ka reaguar Lidhja Demokratike Boshnjake e Maqedonisë së Veriut, duke kritikuar ashpër faktin që Dodik u pranua nga zyrtarë të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht faktit se ai është në listën e zezë të SHBA-së “për shkak të politikave të tij gjenocidale dhe korrupsionit”. /The Geopost/

Lexo më shumë  VIDEO/ “Rroftë Çamëria, poshtë Beleri”- thirrjet e qytetarit kur sheh Kryeministrin grek Micotakis në Tiranë
YouTube player