Klan Kosova fton Kurtin në debat, VV i thotë se do ta shqyrtojnë në momentin që korporata “Devolli” ia kthen Telekomit 62.6 milionë eurot e zhvatura
Televizioni Klan Kosova që kur ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka filluar një fushatë të egër propaganduese kundër qeverisë Kurti duke thirrur lloj-lloj njerëzish të panjohur e pa asnjë relevancë në opinionin publik e ku si kriter të vetmin që duhet ta kenë është që të shpifin, fyejnë kryeministrin Kurti.
Në një situatë aspak normale, etike e profesionale për një medium me frekuenca kombëtare që mëton ta informoj drejtë dhe saktë opinionin publik, udhëheqësit e këtij televizioni i kanë dërguar ftesë Partisë Lëvizja Vetëvendosje që të marrin pjesë në debatet e organizuara nga ky televizion.
Dihet botërisht që ky medium kontravers u përket oligarkëve Blerim dhe Shkëlqim Devolli, mirëpo në dokumentet zyrtare aty figurojnë njerëz fiktiv si pronar.
Sekretariati pёr Media dhe komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje i kanë kthyer një përgjigje epike këtij televizioni propagandues duke i thënë se ftesën për debat do ta shqyrtojnë në momentin që korporata “Devolli” ia kthen ndërmarrjes publike “Telekomi” 62.6 milionë eurot e zhvatura.
“Ftesën tuaj për debat, për Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, do ta shqyrtojmë në
momentin që korporata “Devolli” ia kthen ndërmarrjes publike “Telekomi” 62.6 milionë eurot e zhvatura.
Lëvizja VETËVENDOSJE!,
Sekretariati pёr Media dhe komunikim” thuhet në përgjigjen zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje.
Rruga Press