Analistja amerikane Strander: Vuqeviqi i parëndësishëm, Vuçiqi po bënë kontrollin e dëmit
Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka thënë se Millosh Vuqeviq i cili të hënën dha dorëheqje nga posti i kryeministrit të Serbisë është i parëndësishëm.
Sipas saj me dorëheqjen e tij, presidenti serb Vuçiq po bënë kontrollit e dëmit.
Vuçiq, ka thënë të martën se do t’i nisë menjëherë konsultimet me partitë politike për të biseduar nëse do të formohet një qeveri e re brenda 30 ditësh – siç e parasheh ligji – apo do të shpallen zgjedhjet e reja, pas dorëheqjes së Millosh Vuçeviqit nga pozita e kryeministrit të vendit.
Dorëheqja e Vuçeviqit dhe Gjuriqit, së bashku me publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad, ishte kërkesa e parë e opozitës dhe studentëve të Novi Sadit pas rënies së tendës më 1 nëntor, kur 15 persona humbën jetën.
Beogradi është duke u përballë me protesta të mëdha të studentëve dhe punëtorëve.
Studentët protestues universitar të Serbisë të hënën nga ora 10:00, kanë nisur një bllokadë 24-orëshe të një kryqëzimi kyç të trafikut në Beograd.
Rruga Press