Kush e tha këtë fjali, kush e porositi këtë manipulim: “Eksperimentet e rrezikshme të Qeverisë!”
Shkruan Gëzim Mekuli
Duke u bazuar në tekstin e publikuar nga Flutura Kusari, dhe duke parë deklaratat e saj për “𝐞𝐤𝐬𝐩𝐞𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈”, mund të bëhen disa shtesa për të thelluar analizën mbi retorikën dhe përmbajtjen e saj manipuluese.
𝐏𝐬𝐞 𝐞 𝐭𝐡𝐞𝐦 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐬𝐞 𝐦𝐞𝐧𝐝𝐨𝐣 𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮:
𝟏. 𝐌𝐚𝐧𝐢𝐩𝐮𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞𝐧
Flutura Kusari nis mesazhin e sajë djallëzorë me një shprehje të ngushëllimeve për policin e vrarë dhe të plagosurin, por menjëherë pas kësaj kalon në një kritikë të hapur dhe dashakeqëse ndaj qeverisë. Kjo sjellje retorike duket më shumë si një (keq)përdorim strategjik i ngjarjes tragjike që vie nga Serbia për të drejtuar kritikat ndaj qeverisë, duke e ndërlidhur fajësinë e vdekjes që vie nga Serbia fashiste me “𝐞𝐤𝐬𝐩𝐞𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈!”.
Por a ka ofruar kjo sheficë ndonjë provë konkrete për këto “eksperimente të Qeverisë tonë?” A janë këto kritika të bazuara në fakte apo thjesht në ideologji, me porosi apo janë opinione subjektive?
𝟐. 𝐑𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐤𝐫𝐢𝐳𝐚𝐬𝐡 𝐧𝐠𝐚 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚
Është e vërtetë që kritika ndaj qeverisë është pjesë e demokracisë, por koha dhe mënyra e shprehjes së këtyre kritikave shpërdoruese janë të rëndësishme. Në një moment tragjik si ky, kur një polic ka humbur jetën duke mbrojtur pavarësinë e Kosovës nga Serbia e Vuciqit dhe kurë situata e sigurisë në veri është tejet e brishtë, a është kjo retorikë propagandistike ndihmë për Kosovën tonë dë shtrenjtë apo thjesht përçarje?
Në vend që të kërkohet unitet dhe mbështetje për institucionet që përballen me një situatë të jashtëzakonshme, deklarata të tilla me sherr dhe me erëza “made in opozita” vetëm sa u shërbejnë atyre që duan të dobësojnë legjitimitetin e shtetit; pra Beogradit.
𝟑. 𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐚𝐳𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞
Duke qenë një figurë publike dhe përfaqësuese e gazetarëve, Flutura Kusari, kjo sheficë, ka përgjegjësi më të madhe për atë që thotë. Retorika e saj, gjuha e saj, fjala e saj, jo vetëm që ndikon te opinioni publik, por mund të perceptohet si legjitimim i narrativave të Beogradit që delegjitimojnë shtetin tonë të shtrenjtë Kosovën.
A ka menduar ky njeri për pasojat e fjalëve të saj, veçanërisht në një kohë kur propaganda kundër Kosovës është në kulmin e saj?
𝟒. 𝐑𝐞𝐭𝐨𝐫𝐢𝐤𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐚𝐧𝐢𝐩𝐮𝐥𝐮𝐞𝐬𝐞
Frazat si “eksperimentet e rrezikshme të qeverisë” janë të paqarta dhe krijojnë hapësirë për keqinterpretime.
Cilat janë këto eksperimente, hë na thuaj? Çfarë dëshiron të thush ti konkretisht? Kujt i shërben ti? Publikes apo klaneve?
Në mungesë të fakteve dhe detajeve, një shprehje e tillë manipuluese tingëllon më shumë si një slogan politik sesa si një analizë profesionale.
𝐏𝐲𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐣𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐫𝐮𝐫𝐢𝐭:
– A është kjo kritikë vërtet në shërbim të përmirësimit të situatës së sigurisë, apo është një sulm i drejtpërdrejtë që ndezë tensionet?
– A është e drejtë që një tragjedi e kryer nga Serbia të shfrytëzohet për të avancuar agjenda të caktuara nga grupe të caktuara antishqiptare?
– A përfaqëson kjo mënyrë komunikimi standardet etike të gazetarisë që kjo grua pretendon t’i mbrojë?
Rruga Press