KryesoreLajme

Hajdari: Në mandatin qeverisës Kurti 3 do të rritet paga minimale nga 350 në mbi 500 euro

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ka bërë të ditur së në mandatin e ardhshëm qeverisës Kurti 3, do të ndajnë investojnë 1 miliard euro për rritjen e kapaciteteve prodhuese në Kosovë, do të mbështesin po ashtu ndërmarrësit e diasporës që investojnë deri në 100 milion euro në Kosovë si dhe do të ndajnë 500 milion euro për Brezovicën për destinacion evropian të turizmit.

Lexo më shumë  Ministri Konjufca takon ambasadorin irlandez, Ragnar Almqvist: Presidenca e Irlandës në BE do të mbështesë agjendën evropiane të Kosovës

Po ashtu, ministrja Hajdari ka thënë se do të rritet paga minimale nga 350 euro në mbi 500 euro.

“Zotimet tona me shumë programe të reja për mandatin qeverisës Kurti 3.

✅️1 miliard euro për rritjen e kapaciteteve prodhuese në Kosovë;

✅️Mbështetje për ndërmarrësit e diasporës që investojnë deri në 100 milion euro në Kosovë, përmes “Dritares për Investime të Diasporës”;

✅️500 milion euro për Brezovicën për destinacion evropian të turizmit;

✅️Kosova do të bëhet me valutë digjitale dhe ICT Toëer, në fushën e inovacionit dhe teknologjisë;

Lexo më shumë  Vitia takon ambasadorin francez, flasin për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë

✅️Rritje e pagës minimale nga 350 euro në mbi 500 euro;

….dhe shumë programe e projekte tjera që na presin për zbatim në cep më cep të Republikës sonë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! 118 ✅

Rozeta Hajdari 16 ✅

#500k ❤

#QeveriaKurti3”, ka shkruar Hajdari në një postim në facebook.

Rruga Press

YouTube player