Lajme

Çeku: Disa qyqarë të orkestruar nga partia tentuan të pengojnë tubimin e Vetëvendosjes në Skenderaj, politika primitive nuk kalon

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka reaguar lidhur me tentimin e disa qytetarëve që tentuan të pengojnë tubimin e Vetëvendosjes në Skenderaj.

Çeku i ka quajtur qyqanë të orkestruar nga partia, të cilëve për çudi ka thënë se komua paralele e Serbisë atje nuk u bënte shumë përshtypje.

Çeku ka thënë harrojeni se na ndalni, pasi po thyhen bastionet cep më cep. Politika primitive nuk kalon

Lexo më shumë  KQZ: Mbi 21 mijë aplikime për votim jashtë Kosovës, mijëra ende në shqyrtim

“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje.

Harroni që na ndalni. Po thyejm bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit.

Politika primitive nuk kalon”, ka thënë Çeku në reagiminne tij në Facebook..

Lexo më shumë  Kurti kërcënohet me eliminim fizik nga organizata terroriste serbe “Brigada e Veriut”

Rruga Press

YouTube player