KryesoreLajme

354 rekrutë fillojnë trajnimin për t’u bërë ushtarë të FSK-së

354 rekrutë kanë filluar trajnimin intensiv të Stërvitjes Ushtarake Bazë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj.

Sipas njoftimti të FSK-së, ky trajnim është një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të të rinjve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ofruar njohuri dhe aftësi të nevojshme për t’u bërë ushtarë të aftë dhe të përkushtuar.

Lexo më shumë  Nagavci: VV-ja është e interesuar për një emër konsensual dhe jopartiak për president

Gjatë këtij trajnimi, rekrutët do të trajnohen dhe përgatiten për t’u bërë ushtarë të FSK-së, ku ushtrimet përfshijnë zhvillimin e aftësive fizike, njohuritë bazë ushtarake dhe disiplinën, për t’u përgatitur për sfidat e mëtejshme që i presin në karrierën e tyre ushtarake.

“Kjo është faza e fundit e testimit para se ata të jenë pjesë e FSK-së, rekrutëve të rinj iu dëshirojmë sukses në misionin e tyre të shenjtë dhe detyrat që i presin në të ardhmen, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vendit”, thuhet tutje në njoftim.

Lexo më shumë  "Ju nuk jeni vetëm"/ Mijëra qytetarë prej 26 ditësh kërkojnë largimin e Ramës, eurodeputetja gjermane: Të hënën do t’i bashkohem protestës në Tiranë

Rruga Press

YouTube player