KryesoreLajme

Haxhiu për rastin e Liridona Ademajt: Do të ndjekim me vëmendje këtë proces

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor të vrasjes së Liridona Ademajt.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se po  ndjekin me vëmendje çdo hap të këtij procesi.

“Sot ka nisur procesi gjyqësor ndaj të akuzuarve për vrasjen e të ndjerës Liridona Ademaj, një ngjarje tragjike që na tronditi dhe pikëlloi të gjithëve.

Lexo më shumë  Hajdari: Në mandatin qeverisës Kurti 3 do të rritet paga minimale nga 350 në mbi 500 euro

Ky proces është i rëndësishëm jo vetëm për të vendosur përgjegjësinë për krimin e rëndë, por edhe për të dërguar një mesazh të fuqishëm kundër femicidit.

Do të ndjekim me vëmendje çdo hap të këtij procesi dhe urojmë që drejtësia të triumfojë, duke u siguruar që ata që janë përgjegjës të marrin dënimin maksimal për krimin rëndë”, ka shkruar  Haxhiu.

Lexo më shumë  Ahmetaj: Kanabizimi i Shqipërisë projekt i Ramës, 5 ministra e kundërshtuan
YouTube player