KryesoreLajme

Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka shpallur tenderin për fazën I të projektit kapital “Rehabilitimi dhe Modernizimi i njësisë A3 në Termocentralin Kosova A”.Ky projekt u vlerësua si i rëndësishëm në avancimin e sigurisë energjetike dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji për të ardhmen.
Kryeministri Albin Kurti tha se përmes këtij investimi do të rriten kapacitetet e prodhimit deri në mbi një milionë MWh.

“Prej se ka hyrë në punë në vitin 1970 blloku A3 nuk ka ndalur prodhimin. Sot shënojmë fillimin e një projekti të jashtëzakonshëm për TC Kosova A. Ky investim synon të rris kapacitetin e prodhimit.

Përfitimet do të jenë të shumëfishta. Po ja zgjasim jetën bllokut A3 për 20 vjet. Po rrisim kapacitetin në 215 MW. Po rrisim disponushmërinë kohore, duke shtuar orët e punës. Po e dyfishojmë prodhimin vjetor. A3 prodhon rreth 700 mijë më/h, pas rehabilitimit do të prodhojë 1 milionë e 500 mijë më/h”, tha i pari i ekzekutivit.

Lexo më shumë  Me çfarë tarifash Trumpi po kërcënon Kinën, Kanadanë dhe Meksikën?

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se vitet e ardhshme do të jenë sfiduese pasi termocentralet do të jenë jashtë funksionit për një kohë.

Megjithëse sipas saj, rezultatet e procesit rehabilitues të termocentralit do të jenë pozitive.

“Ne jemi për të marrë vendime strategjike me anë të cilave sigurohemi që të kemi siguri të furnizimit dhe përballueshmëri të çmimeve. Janë bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim. Sot po fillojmë procesin për rehabilitimin e bllokut A3. Të gjitha këto mundësojnë të prodhojmë duke djegur më pak thëngjill e duke pasur më pak ndotës. Vitet e ardhshme do të jenë sfiduese sepse një kohë termocentralet do të jenë jashtë funksionit. Dhe do të duhet të bëhet punë e jashtëzakonshme. Kur të përfundojnë punët, do të jemi në një situatë tjetër”, shtoi Rizvanolli.

Lexo më shumë  Forca të shumta policie, xhandarmëri dhe pranga në institucione/ Regjimi i Vuçiqit mbyll punonjësit brenda ndërtesave qeveritare – nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Ndërsa,  nga KEK deklaruan se pas këtij investimi, e ardhmja energjetike do të jetë më e qëndrueshme dhe sigurt.

“Ky projekt përfaqëson një angazhim të KEK dhe institucioneve për të modernizuar infrastrukturën energjetike të vendit. Ne po synojmë të rrisim kapacitetin dhe të përmirësojmë standardet mjedisore”, tha kryesuesi i bordit të drejtorëve të KEK-ut, Valdrin Krasniqi.

“Modernizimi i kësaj njësie do të dyfishoj prodhimin vjetor të saj. Ne nuk po investojmë vetëm në infrastrukturën energjetike, por po punojmë për të krijuar një të ardhme më të mirë edhe për brezat e ardhshëm”, theksoi kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Bekir Gërguri.

YouTube player