KryesoreLajme

Kurti e fton të investojë në Kosovë ministrin arab të Investimeve

Forumi Ekonomik Botëror vijon punimet e saj, gjersa në margjina të ngjarjes Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.

Në bashkëbisedimin mes tyre, kryeministri Kurti e falënderoi ministrin Al-Falih për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Kosovën.

Lexo më shumë  Një kontingjent i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”

Teksa e njoftoi ministrin me zhvillimin e progresin që ka njohur vendi ynë, kryeministri e ftoi atë të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin e dyanshëm e rrisim mundësitë për investim në fusha si transporti, mjedisi, energjia dhe turizmi.

Rruga Press

YouTube player