KryesoreLajme

Gazeta “Politika” e Beogradit, 1989: Njësia speciale kundër shqiptarëve në grevën e Trepçës, roli i Nuredin Ibishit në njësin speciale serbe – FAKTE!

Në një artikull të botuar në gazetën më famëkeqe dhe antishqiptare serbe, “Politika”, më 1 nëntor 1989, përshkruhet me tone triumfaliste operacioni i njësisë speciale serbe kundër minatorëve shqiptarë grevistë në minierën e Trepçës. Greva, e cila tronditi themelet e Jugosllavisë, ishte një akt historik i rezistencës së shqiptarëve kundër regjimit shtypës, por për mediat serbe, përfshirë “Politikën“, ajo përshkruhej si një kërcënim që duhej eliminuar me forcë.

Kjo gazetë fashiste, që për dekada sulmonte shqiptarët dhe bënte thirrje për luftë të hapur kundër tyre, përshkruan aksionin e njësisë speciale duke glorifikuar dhunën dhe komandantin e saj, Nuredin Ibishin, i cili në atë kohë ishte shefi i sigurisë publike në SUP-in e «krahinës së Kosovës», ndërkaq sot është kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Në shkrim ndër tjerash thuhet:

“Njerëzit nuk kishin fjetur as dy orë nga e premtja deri atë natë, duke pritur urdhrin për të shkuar në minierë,” thotë Nuredin Ibishi, i cili ishte emocionalisht i lidhur me njësinë speciale, pasi deri së fundmi kishte qenë komandanti i tyre i drejtpërdrejtë,” citon MekuliPress gazetën e Beogradit, Politika, viti 1989.

Lexo më shumë  Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Gazeta «Politika» vazhdon me përshkrimin e dhushëm të hyrjes së njësisë speciale të Serbisë në galerinë e minierës, duke theksuar organizimin dhe suksesin e operacionit:

“Operacioni i planifikuar prej kohësh filloi saktësisht në orën 01:10 të hënën, kur të parët nga 28 pjesëtarët e njësisë speciale të SUP-it krahinor dhe atij republikan serb hynë në galerinë e minierës. Në orën 07:40 të po së njëjtës ditë, shtabit iu raportua se operacioni kishte qenë i suksesshëm.”

Aksioni i armatosur i njësisë speciale serbe, i përshkruar me tone heroi dhe militariste, kishte për qëllim thyerjen e grevës dhe nënshtrimin e minatorëve shqiptarë, të cilët kërkonin të drejtat e tyre të mohuara nga regjimi serb. Gazeta e Beogradit, «Politika», përshkruan momentin dramatik të ndërhyrjes së njësisë speciale serbe si vijon:

“Si hije, njësia speciale i rrethoi ata në heshtje. Me shenjën e dhënë, ata u shfaqën papritur mes minatorëve të tronditur: ‘Ndal, mos lëviz! Duart lart!’ Të frikësuar nga kjo komandë, grevistët u grumbulluan së bashku.”

Pavarësisht dhunës dhe represionit, gazeta përpiqet të portretizojë operacionin si një akt të arsyeshëm dhe të “humanizuar,” duke theksuar gjoja profesionalizmin e njësisë speciale:

Lexo më shumë  Ngrihet aktakuzë ndaj një të dyshuari për sulmet ndaj Policisë dhe KFOR-it në Zveçan

“Edhe pse Nuredin Ibishi, shefi i sigurisë publike të SUP-it provincial, pohon se këtë aksion të përkryer e karakterizonte fryma kolektive, trajnimi, aftësitë dhe përgatitja e njësisë speciale, si dhe ndërgjegjësimi se bëhej fjalë për një aksion humanitar…”

Në fund, Politika lavdëron komandantët dhe oficerët që morën pjesë në aksion, duke përmendur emrat e tyre me krenari:

“Komandantët dhe oficerët e policisë, si Nuredin Ibishi, Gani Lajçi, Muhamed Cena, Veselin Nikqi, Shefqet Ibrahimi, Faik Vranëzi…”

Ky artikull është një dëshmi e qartë e mënyrës sesi propaganda serbe e asaj kohe glorifikonte shtypjen brutale të shqiptarëve të Kosovës dhe përpiqej të justifikonte dhunën si një veprim “humanitar.” Përkundrazi, ky operacion ishte një akt i pastër represioni ndaj shqiptarëve, një kapitull i errët në historinë e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë.

MekuliPress citon gazetën antishqiptare Politika të Beogradit.

YouTube player