Lajme

Vihet gurthemeli i objektit të ri të Stacionit të Autobusëve në Gjilan

Ka nisur rrënimi i objektit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan, për t’u ndërtuar godina e re, ku dhe është vënë gurthemeli.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nga renderat në prezantim, nga prezantimi në punim dhe nga punimi shumë shpejt do të arrijnë në përfundim të këtij projekti.


“Kemi nisur punimet për projektin e ndërtimit të Stacionit të Autobusëve në Gjilan, një investim prej 1 milion eurosh që do ta transformojë këtë hapësirë në një qendër moderne dhe funksionale për qytetarët tanë”, tha Hyseni, njofton komuna e Gjilanit.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor


I pari i Gjilanit tha se zotimet po bëhen realitet. Nga 7 projektet e prezantuara, 4 tashmë janë në fazën e punimeve.


“Angazhimi ynë mbetet i qartë: përmbushja e të gjitha premtimeve dhe realizimi i projekteve që sjellin zhvillim për Gjilanin dhe qytetarët tonë”, shtoi ai.


Kryetari i Komunës së Gjilanit, tregoi se objekti i vjetër do të rrënohet dhe do të ndërtohet i riu.
“Ky projekt është shumë i rëndësishëm për udhtarët dhe transportuesit vendës e të huaj, ku do të kenë kushte e shërbime cilësore”, tha Hyseni.

Lexo më shumë  Ministrja Rizvanolli në Davos: Kosova synon energji të pastër dhe të qëndrueshme


Sipas tij ky projekt madhor, do të shënojë një epokë të re për transportin në qytetin  e Gjilanit.

Rruga Press

YouTube player