Bota

Presidentja meksikane, Sheinbaum i reagon Trumpit: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum ka reaguar ndaj një prej vendimeve të para ekzekutive të Donald Trumpit, i cili ndryshoi emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.

Në një konferencë për shtyp në Meksikë, Sheinbaum iu referua kryesisht vendimeve të presidentit amerikan për migracionin ndërsa tha se dekretet për zonën kufitare jugore dhe protokollet për mbrojtjen e emigrantëve nuk ndryshojnë nga urdhrat që ai dha gjatë mandatit të tij të parë.

Lexo më shumë  Trump kërcënon BE-në me tarifa nga 1 shkurti

“Ne do të veprojmë gjithmonë për të mbrojtur pavarësinë tonë, për të mbrojtur bashkëqytetarët tanë që jetojnë në SHBA. Ne veprojmë në kuadrin e kushtetutës dhe ligjeve tona. Ne veprojmë gjithmonë me kokë të ftohtë”, tha presidenti i Meksikës.

Pas kësaj, ajo iu referua çështjes së ndryshimit të emrit të Gjirit të Meksikës, shkruan reuters.

“Për ne dhe gjithë botën, mbetet Gjiri i Meksikës”, tha Sheinbaum.

Lexo më shumë  Franca lëshon një urdhërarrest të ri për Assadin e Sirisë

Ndryshe, në vendimin ekzekutiv në lidhje me Gjirin e Meksikës, Trump deklaroi se ai ishte një arterie kyçe për tregtinë amerikane.

Rruga Press

YouTube player