BotaKryesore

Opozita akuzon kryeministrin sllovak Fico për përgatitje për dalje nga BE-ja

Udhëheqësi i opozitës në Sllovaki, Michal Simecka, ka akuzuar kryeministrin Robert Fico për planifikim për largim të vendit nga Bashkimi Evropian (BE), derisa opozita po tenton ta largojë qeverinë e majtë, nacionaliste përmes mocionit të mosbesimit, gjatë të martës, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.
Por mundimet e opozitës duket se janë të pavlefshme pasi shumica absolute brenda Parlamentit sllovak pritet të përkrahë Ficon. 

Fico ka punuar në mirëmbajtjen e marrëdhënieve me Rusinë pas konfliktit në Ukrainë dhe ka ndaluar ndihmën ushtarake zyrtare për Kievin. Ai ka kritikuar sanksionet ndaj Rusisë dhe ka prishur marrëdhëniet me Kievin pasi Ukraina ia ndaloi Sllovakisë furnizimin me gaz rus në fund të vitit 2024, që kalon përmes Ukrainës. 

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

Po ashtu kreu i partisë së majtë Smer-SSD dhe katër herë kryeministër, ka shtuar se Sllovakia duhet të përgatitet për “të gjitha krizat e mundshme” me të cilat mund të përballet BE-ja, duke sugjeruar dhe largimin nga blloku. 

“Kjo nuk mund të lexohet ndryshe… çfarë ne kemi paralajmëruar: qeveria e Smer është duke u përgatitur për largimin e Sllovakisë nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar në Parlament lideri i Partisë Progresive sllovake.

Qeveria ka publikuar një komunikatë para votës së mosbesimit duke deklaruar se do të qëndrojë me planin publik dhe se anëtarësimi në BE, është i pakthyeshëm por duke rezervuar të drejtën e kritikës. 

Fico ka takuar presidentin Vladimir Putin në Moskë në një takimi privat në dhjetor për të diskutuar çështjen e gazit dhe Ukrainës. 

Qeveria e Ficos zyrtarisht kurrë nuk e ka përmendur mundësinë e largimit nga NATO-ja apo BE-ja, por Fico ka udhëtuar në Rusi, Kinë, Brazil dhe Turqi për të krijuar lidhje në atë që e quan politikë e jashtme në të gjitha drejtimet.

YouTube player