KryesoreLajme

Tre inspektorët e ATK-së të arrestuar për ryshfet mbështetës të PDK-së, foto me ish-ministra dhe deputetë të PDK-së

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia Rajonale në Gjakovë, ka arrestuar tre inspektorë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të dyshuar për marrje ryshfeti.

Kosovanews mëson se të arrestuarit janë Afrim Gjokaj, Dukagjin Nika dhe Elhami Qorkadiu, të gjithë punonjës të ATK-së. Sipas informacioneve të siguruara, të arrestuarit kanë lidhje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në disa fotografi të siguruara nga Kosovanews, Afrim Gjokaj, inspektor në ATK, shihet në një fotografi me ish-ministrin Blerand Stavileci, si dhe me figura të tjera të njohura të PDK-së, si Xhavit Haliti, Adem Grabovci dhe Sami Lushtaku, të cilët janë të lidhur ngushtë me këtë parti.

Lexo më shumë  Shqipëria renditet e katërta në Evropë për shkallën e lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit, me 164 vdekje për 100,000 banorë

Afrim Gjokaj me Sami Lushtakun

Afrim Gjokaj me Xhavit Halitin dhe Adem Grabovci

Afrim Gjokaj me Blerand Stavilecin
Ndërkohë, Dukagjin Nika, i arrestuar gjithashtu, shfaqet duke drekuar me një qingj përpara me deputetin e PDK-së, Hysen Berisha.


Dukagjin Nika me Hysen Berishen

Po ashtu, Elhami Qorkadiu, një tjetër inspektor i arrestuar, shihet në një fotografi me nënkryetarin e PDK-së Enver Hoxhën

Elhami Qorkadiu dhe Enver Hoxha

Policia njofton se, me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit, janë kryer kontrollime në tri objekte banimi të personave të dyshuar – dy në Gjakovë dhe një në Pejë, ku janë siguruar prova materiale që lidhen me hetimin.

Lexo më shumë  QKUK/ Kardiokirurgjia shënon numër rekord të operimeve në zemër të hapur

Rruga Press

YouTube player