Imazhi i Republikës dhe motivet për rizgjedhjen e VV-së
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Abstrakt
Nga data 1 deri më 31 dhjetor 2024, Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë me seli në Prishtinë kreu një studim në disa fokus grupe mbi qëndrimet politike dhe sjelljen e votuesve në Kosovë – Votuesit dhe elektorati i të gjitha partive parlamentare në Kosovë për disponimin politik.
Qëllimi i projektit ishte të dispononte një pasqyrë më reale dhe gjithëpërfshirëse të politikës dhe pritshmërive të qytetarëve.
Kjo ndërmarrje kishte për objektiv për të kuptuar më shumë qasjen që kanë qytetarët ndaj politikës dhe gjendjen shpirëtrore në Kosovë dhe të përafrohej me idenë që të kemi njëpasqyrë më reale mbi pritshmëritë e qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Ne përcollëm dhjetë emisione të debateve politike nga më të shikuarët në TV kosovare: si RTK, TV Dukagjini, TV7, Koha TV dhe TV Klan Kosova dhe zhvilluam dy diskutime ballë për ballë në fokus grupe në tri qytete: në Prishitnë, Gjilan dhe Mitrovicë.
Ky studim mund të përmblidhet si më poshtë:
- Mosmarrëveshjet më të mëdha shpërfaqen mes VV-së dhe opozitës si bllok [PDK, LDK, AAK] dhe grupeve të përziera të votuesve prej nga mund të shihet mënyra se si dhe në çfarë atmosfere zhvillohet debati, madje edhe negociimi mbi çështje kruciale si bie fjala: mbi gjendjen e sigurisë dhe demokracisë në Kosovë. Vërehet një tendencë e thellimit të kursit politik që barikadon palët. Diskursi politik ekstrem, me theks akuzat e liderit të AAK-së në adresë të kryeministrit kanë irituar një pjesë të mirë të mbështetësve të VV-së, por edhe qytetarëve të paparti; ata nuk e fshehin mendimin se rikthimi i mundshëm i opozitës në pushtet, mund ta rrezikoj seriozisht interesin nacional dhe demokracinë.
- Në grupet e përziera të votuesve, besimi në kompetencën e partive kushtimisht thënë “të vjetra”, që nënkupton qartë opozitën në bllok, është tronditur rëndë. Motivet e votimit vështirë se mund të verbalizohen, por më tepër mund t’i shpërfaqin defektet në sferën e gyjkimit politik dhe mungesën e theksuar të formimit politik dhe dijeve politike. Në disa raste shpërfaqet një lloj zhgënjimi për punën politike dhe qeverisjen an bllok.
VV-ja, nga ana tjetër, shihet nga votuesit e saj si një fener shprese, ndonëse edhe këtu vërehet mëdyshje për mundësitë që ajo e vetme të arrijë t’i fitojë zgjedhjet dhe të vazhdojë me qeverisjen e vendit. - Duke pasur parasysh shifrat e etabluara në sondazhe, para së gjithash të UBUTOs / , elektorati i VV-së e sheh diskutimin për “Korrupsionin” e veçmas akuzat e liderit të AAK-së në adresë të kryeministrit, si një konstrukt që është nën presionin e llogaritjeve politike dhe si produkt i luftës hibride.
Hyrje
Përgjatë gjithë vitit 2024 , Lëvizja Vetëvendosje arrinte rregullisht mes 47.5- 49.5 për qind shkallën e sondazhit, duke përlogaritur vetëm votuesit në vend, pra ata të mërgatës, një vlerë që ende konsiderohej praktikisht e pamundur në vitin 2020.
Këto ndryshime politikash po ndodhin në sfondin e një sërë zhvillimesh shpresëdhënëse brenda Republikës. Besimi në institucionet politike, në Qeveri është dukshëm në ngritje, ndërkaq opozita vazhdon të shihet si e pa reformuar dot dhe rrjedhimisht e pa aftë për kthim në qeverisje.
Krejt e kundërta po ndodhë në një lagje shtetesh në fqinjësi tonë, ku besimi tek qeveritë po bie dhe rritja e populistëve dhe neofashistëve është në ngjitje.1
Ndërkohë, sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë përgjatë këtij katërvjeçari të Qeverisë Kurti 2, ndërlidheshin me pozicionimin e Qeverisë në raport me shtrirjen e sovranitetit dhe funksionaliziminne Republikës në veri. Ky akt në planin teorik cilësohet si rikthim i Shtetit.
Shto kësaj edhe zhvillimet në rrafshin ndërkombëtar, që kishin ndikim të fortë në politikën e shtetit dhe në raportet brenda shoqërisë sonë. Në këtë kuadër kishte pasoja edhe thellimi i luftës në Ukrainë dhe shpërthimi e zgjerimi i valëve të luftës në Lindjen e Mesme, që u rindez nga masakrat e qytetarëve izraelitë dhe reagimi ushtarak i Izraelit ndaj Hamasit e më pas edhe Hezbullah-ut.
Në këtë sfond, kjo ese përpiqet të krijojë një tablo me një pamje të gjendjes shpirtërore të shoqërisë sonë dhe qëndrimeve të saj politike në këtë prag fushate të dimrit të vitit 2023. Këtu do të analizojmë gjendjen politike, qëndrimet ndaj çështjeve kyçe politike, imazhin e partive, motivet e votimit të qytetarëve, rolin e Lëvizjes VV-së dhe të nxjerrim përfundime për të ardhmen. Në veçanti, do të shqyrtohet çështja se çfarë efektesh do të kenë zhvillimet e pritshme për demokracinë dhe për Republikën dhe në çfarë mase janë të lidhura këto me ngritjen e VV-së.
Gjendja politike: përfundimi i një mandati të plotë qeverisës
Në analizën që mund t’i bëhet studiove televizive të debatit dhe temave që parashtrohen, pa nënçmuar as çështjet e shtruara në bllokun e komunikimit direkt mbi “situatën e përgjithshme politike”, blloku i parë tematik i diskutimeve në grup fillimisht përfshinte një përmbledhje të sukseseve të perceptuara si dhe problemeve dhe sfidave që pjesëmarrësit i shohin aktualisht në axhendën e zhvillimeve të përgjithshme në Republikë. Vështrimi nën llupën e analizës objektive të debateve televizive para së gjithash, do të mund të n shërbente mirë për identifikimin e axhendave të propagandës, nëse duam të kemi të qartë se pse ajo mund të cilësohet si propagandë moderne që në shumëçka ka huazuar elemente të luftës hibride ruse!
Çfarë po shkon mirë në Kosovë në sytë e pjesëmarrësve, cilat janë problemet? Si negociohen sukseset, problemet dhe sfidat? Si vlerësohen problemet individuale të lidhura me njëri-tjetrin dhe urgjenca e tyre? Çfarë na tregon kjo për gjendjen aktuale në Kosovë dhe perspektivën e afërt?
Duke pasur parasysh të dhënat e disponueshme dhe njohuritë e marra nga diskutimet në grup pamja e tablos së plotë në fund të mandatit qeverisës [për herë të parë, të plotë], rikthimi i shpresës dhe optimizmit politik mund të konkludohet si elementi qenësor në disponimin e përgjithshëm në nivel të Republikës. Pjesëmarrësit në diskutimet në grup paraqesin një tablo larg më optimiste në krahasim me tonin e debateve televizive. Kjo mund të venerohet në gamë të gjerë dhe në të gjitha sferat, kudo – nga ekonomia, e cila është në ngritje, tek sistemi i shëndetësor që po shërohet nga ai kolapsuar, ku ishte para katër viteve; në lëmin e përkujdesjes ndaj shtresave të varfëra e të mesme, studentëve e bujqëve; tek rimëkëmbja graduale në arsim; deri tek përkujdesja e shtuar veçmas në sistemin e mbrojtjes.
Qëndrimet ndaj çështjeve kryesore politike: Pra, si shprehet kjo gjendje prosperimi e optimizmi tek shtresat e gjera të popullit dhe atë në të gjitha rajonet e Republikës, me theks në veriun e saj? Për formësimin e një pasqyre më reale të gjendjes dhe disponimit politik u përzgjodhën tri fusha të politikave të kësaj qeverie:
1. Mbrojtja, Siguria dhe Sovraniteti, me theks në veri;
2. Ekonmia dhe prosperiteti;
3. Imazhi ndërkombëtar/Raportet ndërkombëtare.
Tok ato u identifikuan si tema thelbësore nga vetë pjesëmarrësit në debate televizive dhe komunikim publik dhe gjithashtu edhe pse ishin me interes të veçantë në këtë studim; ato përkuan edhe me përdallimet dhe ngjashmëritë mes votuesve të VV-së dhe “Bllokut opozitar” dhe elektorateve të tyre.
1. Mbrojtja, Siguria dhe Sovraniteti
Në këtë mandat qeverisës i është kushtuar vëmendje më shumë se gjatë gjithë periudhës së paspavarësisë politikave që kanë të bëjnë me mbrojtjen, sigurinë dhe sovranitetin e Republikës.
Për rritje të kapaciteteve njerëzore të ushtrisë sonë Qeveria ka marrë këto masa:
- Ka trefishuar buxhetin e ushtrisë (buxheti në 2023 ka arritur në 204 milionë apo mbi 2% e BPV);
- Ka dyfishuar numrin e ushtarëve të rekrutuar;
- Ka hequr kufizimin në numër të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe e ka hapur mundësinë e angazhimit për çdo të re e të ri deri në moshën 25 vjeç. Nga muaji qershor, Republika e Kosovës kontribuon në kuadër të koalicionit të deminimit;
- Ka miratiuar Programin Kombëtar për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse të Republikës së Kosovës…
Por vëmendje edhe më e veçantë i është kushtuar sektorit të furnizimit me armatim bashkëkohor dhe pajisje moderne:
- Shumëfishim i investimeve në blerje të armatimit (2018-2020 më pak se 4 milionë, ndërsa 2021-2023 janë investuar 239 milionë euro, pa përfshirë blerjet e këtij viti (me blerjet e këtij viti të realizuara deri më tani, blerjet arrijnë në 268 milionë);
- Blerja e Dronëve luftarak Bayraktar;
- Blerja e sistemit amerikan raketor anti-tank “Javelin”;
- Përurimi i Qendrës Shtetërore të Trajnimit për Siguri Kibernetike […].
Ndërkaq në veriun e vendit janë ndërmarrë një sërë veprimesh në lëmin e sihgurisë dhe shtrirjes së sovranitetit, duke funksionalizur në tërësi qeverisjen në vend:
- Është mbyllur “Banka Popullore e Serbisë”, dega në Kosovë, dhe “Drejtoria e Thesarit” në Leposaviq;
- Nuk ka më targa, letërnjoftim dhe patentshoferë ilegal të Serbisë;
- 4040 qytetarë të komunitetit serb kanë dorëzuar targat ilegale të lëshuara nga Serbia dhe janë pajisur me targa zyrtare të Republikës së Kosovës;
- 6325 qytetarë të komunitetit serb kanë invaliduar patentshoferët ilegal të Serbisë dhe janë pajisur me ata zyrtar të Republikës së Kosovës.
- Në katër komunat në veri janë hapur: Zyrat Kadastrale Komunale, Zyrat e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, Zyrat pensionale dhe Zyrat e Punësimit;
- Zyrat e Inspektoratit të Punës në Mitrovicë të veriut dhe në Zveçan (në Zubin Potok & Leposaviq janë gati hapësirat, por s’ka inspektorë);
- Pikat e Postës së Kosovës në katër komunat veriore si dhe në dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.
- Është lansuar në shkurt të vitit 2024 masa e punësimit për 2,000 banorë të Zubin Potokut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut. Janë punësuar 396 qytetarë;
- Fillimi i pagesës së energjisë elektrike dhe ofrimi i mundësisë së arkëtimit të faturave në Postën e Kosovës, IFJB (institucionet financiare jo-bankare) dhe Banka;
- Largimi nga operimi i targave ilegale të veturave; 4040 pronarë të automjeteve kanë dorëzuar targat ilegale dhe janë pajisur me targa të Republikës së Kosovës;
- Largimi nga përdorimi i patentshoferëve të lëshuar nga strukturat ilegale, 6325 janë pajisur me patentshoferë të Republikës së Kosovës;
- Shtimi i 15 Stacioneve të reja Bazë të Transmetimit (BTS), dhe modernizimi i tyre për teknologjinë 4+ dhe 5G;
- Shtrirja e infrastrukturës dhe shërbimeve përcjellëse të regjistrimit civil në 4 komunat në veri;
- Për 10 muaj janë regjistruar 261 biznese të reja;
- 28 shtëpi të ndërtuara dhe mbi 200 në proces. + 4 milionë euro shtesë për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë;
- Nënshkrimi i Memorandumit për funksionalizmin e Strehimores në veriun e Mitrovicës;
- Në ndërtim rrugët që kanë munguar në zona e fshatra në veri të Republikës;
- Të përfunduara 24 projekte infrastrukturore, 63.3 km rrugë të shtruara dhe 120km të tjera në proces;
- Mbi 30 qytetarë janë kthyer në banesat e tyre të uzurpuara prej vitesh;
- Është mbyllur komuna paralele e Skenderajit që ka vepruar në veri;
- Janë konfiskuar asetet e të sulmit në Banjske dhe të Kryekriminelit Milan Radojçiq, të njëjtat i janë dhënë në shfrytëzim institucioneve të Kosovës;
- Janë zbuluar 41 raste të kriptovalutave;
- Është krijuar njësiti i ri i Ndërhyrjës së Shpejtë të Kufirit në kuadër të Departamentit të Kufirit;
- Është kriuar Njësia e Barkave në kuader të Departamentit të Kufirit;
- Është pajisur Policia e rendit me armë të gjata.
2. Ekonmia dhe prosperiteti – Indikatorët pozitiv
Bazuar në raportet e Qeverisë, me theks ata të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, mësojmë se kishim rritje mesatare ekonomike 6.36% në 3 vjet e fundit të qeverisjes Kurti 2; dyfishim të eksporteve dhe përmirësim të raportit eksport-import nga 1:9 ne 1:6; dyfishim të investimeve te huaja direkte – mesatarja e FDI gjatë qeverisjes së LVV (2021-2023) është 664.3 mil euro ose 2.2 herë më shumë se mesatarja vjetore e qeverive të kaluara nga viti 2007-2020; 430 mijë vende aktive të punës (këtu llogariten puna primare, sekondare dhe të vetpunësuarit) – rritje për 22.85% nga viti 2021 (350 mijë); sipas të dhënave të ASK-së, nga tre mujori i parë 2021 deri te tremujori i fundit 2023, papunësia e përgjithshme ka rënë nga 25.8% në 10.7%, kjo ka ndodhur jo vetëm me punësim të ri por edhe formalizim të punës; meshkuj nga 24.2% në 7.9% & femra nga 29.7% në 17.2%; dyfishim i numrit të të rinjve të punësuar; mbështetje direkte në punësimin e mbi 12 mijë grave; paga minimale e re në vlerë prej 350 euro; borxhin publik më të ulët në Evropë (prej 17%); shpenzimet kapitale në vitin 2023 më të larta në historinë e vendit – 561 milionë euro te ekzekutuara [gjatë nëntë muajve të vitit 2024 kemi rritje prej 23% të shpenzimeve kapitale krahasuar me vitin paraprak]; qarkullimi i bizneseve gjatë vitit 2023 për 58% më i lartë se në 2019 – nga 12.5 miliardë ne 19.76 miliardë Euro, ndërkaq gjatë muajve janar-shtator 2024 kemi pasur rritje prej 7.7% të qarkullimit të bizneseve në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar; afër 14 mijë të rinj mes moshës 18-29 vjeç janë punësuar përmes platformës qeveritare Superpuna (51% vajza dhe 49% djem) – si rezultat i kësaj kanë përfituar rreth 9.500 biznese; në tri vjet qeverisje Qeveria ua ka rishpërndarë rreth 1.3 miliard euro qytetarëve dhe bizneseve përmes masave të shumta, pa krijuar borxhe të reja; vlerësimin e parë kreditor Sovran nga agjencia Fitch Rating (BB-); në vitin 2020 faturat e papaguara nga qeveritë e kaluara për mallra dhe shërbime që kanë marrë nga bizneset kanë qenë në vlerë prej 141.6 milionë euro, ndërkaq në fund të vitit të kaluar ky borxh është ulur në vetëm 33 milionë; nga 7.05 miliardë euro (2019) dhe 6.77 miliardë euro (2020) dhe 7.96 miliardë (2021), tash kemi BPV prej 10.3 miliardë euro, që d.t.th se kemi rritje prej 46% krahasuar me vitin e parë parapandemik 2019, mbi 52% rritje krahasuar me vitin pandemik 2020, dhe 29.4% rritje krahasuar me vitin e parë të qeverisjes së VV- 2021.
Njëri prej premtimeve më ambicioz në këtë fushë – Banka Zhvillimore po realizohet përmes mbështetjes së Bankës Botërore me rreth 50 milionë euro. Banka Zhvillore do të mundësoj realizimin e projekteve zhvillimore në vend, si dhe mbështetjen e sektorëve strategjik, siç janë energjia e ripërtritshme, prodhimi, eksporti dhe bujqësia.
Energjia dhe inovacioni: Për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese janë ndërmarrë veprime konktrete që shenjojnë kthesë në këtë sfeër të ekonomisë:
- Ankandi i parë për parkun solar me kapacitet 100 MW me një çmim konkurrues prej 48.88€/MWh, tregon se qeverisja e mirë e transparenca sjellin përfitime për qytetarët e tërheqin investime të huaja (në këtë rast pesë oferta konkurruese nga kompani e konsorciume nga Franca, Egjipti, Turqia dhe nga fituesit e ankandit – Zvicra, Gjermania e Kosova, përfshirë ndërmarrës nga mërgata në Zvicër).
- Marrëveshja me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) për ankandin e parë për kapacitete të erës prej 150 MW, dhe marrëveshja financiare prej 80 milionë Euro me Fondin Monetar Ndërkombëtar (IMF) me bashkë-investim të Qeverisë si partneritet publiko-privat.
- Marrëveshjet për kapacitete gjeneruese solare në ndërmarrjet publike:
- 100 MW në pronësi të KEK; dhe,
- 50 MW termike për ngrohje qendrore për 60 mijë banorë në Prishtinë, në një projekt inovativ, të parin në rajon e ndër më të mëdhenjtë në Evropë.
Për ndërtimin e kapaciteteve akumuluese dhe fleksibilitet të sistemit elektroenergjetik:
- Nënshkrimi i marrëveshjes me vlerë me 236.7 milionë dollarë me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), që mundëson:
- ndërtimin e baterive me kapacitet 170 MW (për rezerva 340 MWh), duke vendosur Kosovën në vendin e parë në botë për kapacitet të baterive për kokë banori; dhe,
- zhvillimin e shkathtësive të të rinjve e pjesëmarrjen e grave, duke vendosur Kosovën të parën në rajon që trajton këto aspekte të sektorit energjetik modern.
Për një treg elektroenergjetik të përbashkët me Shqipërinë, likuid e transparent:
- Themelimi i Bursës Shqiptare të Energjisë Shqipëri-Kosovë, ALPEX.
Për mbrojtjen e qytetarëve e bizneseve nga kriza energjetike:
- Subvencionimi i faturave për të gjitha familjet e bizneset, duke mundësuar përballueshmëri për qytetarët e konkurrueshmëri për bizneset.
- Pëkrahje shtesë për 208 mijë familje për kursim të energjisë e për grupet e cënueshme.
- Në 2022, rekord i prodhimit të energjisë elektrike në KEK, duke siguruar 105.7 milionë euro fitim; e ndërkohë rekord bashkëpunimi me Shqipërinë me këmbimin e 250GWh-ve, duke i kursyer qytetarëve të Kosovës 50 milionë euro.
- Subvencionimi i vazhdueshëm për ngrohjen qendore në Gjakovë, në mënyrë që qytetarët dhe ndërtesat publike si Spitali “Isa Greza” të kenë ngrohje me çmime të përballueshme.
Për efiçiencën e energjisë e përmirësimin e kushteve të jetesës, punës e mësimnxënies:
- Investimi në 125 institucione publike shëndetësore, arsimore, etj., me 60 mijë përfitues.
- Përkrahja e për biznese dhe mbi 38 mijë familjeve me mbi 16 milionë euro për të blerë pajisje efiçente elektroshtëpiake, pajisje ngrohëse, dhe sisteme solare për prodhim të energjisë elektrike e ngrohje të ujit.
- Përkrahja e mbi 3,000 familjeve për të izoluar shtëpitë me mbi 11 milionë euro.
- Vetëm nga instalimi i pajisjeve ngrohëse, familjet kanë kursyer mesatarisht 19% në energji elektrike, me kursime kumulative për vendin prej 6.7 milionë euro vetëm deri tani.
- Si rezultat i masave të ndërmarra, Kosova mbetet vendi me çmimin më të ulët të energjisë në rajon (36% më lirë se Maqedonia e Veriut, 34% më lirë se Shqipëria, 31% më liëw se Mali i Zi, 30% më lirë se Serbia, 23% më lirë se Bosnja e Hercegovina).
Për zgjidhjen e një padrejtësie 24-vjeçare:
- Lirimi i qytetarëve të pjesës tjetër të vendit nga barra e mospagesës së energjisë elektrike në katër komunat veriore, me kosto 348 milionë euro që nga paslufta.
Për telekomunikim e përparim teknologjik, për të gjithë qytetarët e Kosovës:
- Mbulueshmëri 100% e vendbanimeve me internet të shpejtë, që vendos Kosovën në top 8 shtetet Evropiane, krahas Zvicrës e shteteve Skandinave.
- Mbulimi i 4 komunave veriore me telefoni mobile të Telekomit e shërbime të Postës.
- Modernizimi i rrjetit të telefonisë mobile nga Telekomi i Kosovës në tërë territorin e vendit, e me teknologji 5G dhe 4G+ në të gjitha komunat e vendit. Qytetarët e Prishtinës, Prizrenit, Gajkovës Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt, Vushtrrisë, Drenasit, Skenderajt, Therandës, etj. tanimë e ndjejnë ndryshimin.
- Janë hapur 28 zyra postare të reja nga Posta e Kosoves në mbarë vendin, nga të cilat për herë të parë pas luftës, tetë zyre të reja postare në veri të vendit.
- Përurimi e funksionalizimi i Tech Parkut në Bërnicë të Prishtinës.
Ndërtimi i Sistemit Kombëtar për Monitorimin e Spektrit Frekuencor që mbulon gjithë territorin e Kosovës.
3. Imazhi ndërkombëtar/Raportet ndërkombëtareImazhi ndërkombëtar për një vend i referohet mënyrës se si ai shihet dhe perceptohet nga komuniteti global. Ky imazh ndërtohet nga faktorë të ndryshëm, si:
Politika dhe diplomacia: Marrëdhëniet ndërkombëtare, politikat e jashtme dhe qëndrimet ndaj çështjeve globale ndikojnë shumë në imazhin ndërkombëtar të një vendi.
Ekonomia dhe tregtia: Suksesi ekonomik, niveli i zhvillimit dhe angazhimi në tregjet globale kontribuojnë në krijimin e një imazhi pozitiv ose negativ.
Kultura dhe arti: Muzika, filmi, letërsia, sporti dhe trashëgimia kulturore ndihmojnë në promovimin e një identiteti kombëtar unik dhe tërheqës.
Turizmi: Përvoja e vizitorëve dhe marketingu turistik ndikojnë në perceptimin ndërkombëtar të një vendi.
Mediat dhe komunikimi: Përdorimi i mediave sociale, raportimet ndërkombëtare dhe prezantimi në lajme ndërtojnë imazhin publik.
Humanizmi dhe ndihma ndërkombëtare: Angazhimi në projekte humanitare, dhurimet dhe ndihmat për vendet në nevojë rrisin reputacionin ndërkombëtar.
Mjedisi dhe qëndrueshmëria: Përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit dhe përpjekjet për një zhvillim të qëndrueshëm ndikojnë pozitivisht në perceptim.
Në një botë të ndërlidhur e ndërvarur si asnjëherë më parë, imazhi ndërkombëtar pozitiv është thelbësor për tërheqjen e investimeve, rritën e turizmit dhe ndërtimin e partneriteteve ndërkombëtare.
Shikuar nga kjo gamë këndvështrimesh Republika tashmë ka një imazh relativisht pozitiv, gjithnjë nëse e krahasojmë me periudhën para katër viteve.
- 21 vende më lart në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, sipas raportit të Transparency International
- Kosova tashmë është në top 10 vendet me Indeksin më të lartë të Ligjit dhe Rendit (e para në BP, e 2-ta në Evropë me pikë të barabarta me Estoninë, FIN, LUX dhe CH dhe e 5-ta në botë, pas Kuvajtit, Singaporit, Taxhikistanit dhe Norvegjisë) dhe ndër vendet më të sigurta për të ecur të vetëm gjatë natës, sipas raportit të Gallup-it (2024)
- Të parët në Ballkanin Perëndimor, të dytët në Evropë dhe të tretët në botë për përmiresim në të drejtat politike dhe liritë civile, sipas raportit të Freedom House të vitit 2023
- Të parët në Ballkanin Perëndimor për nga rritja e grumbullimit të të hyrave, sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të vitit 2022
- Të parët në Ballkanin Perëndimor në sundimin e ligjit, sipas raporteve të World Justice Project te viteve 2021 dhe 2022
- Të parët në Ballkanin Perëndimor në demokraci dhe në mesin e nëntë vendeve të botës që kanë shënuar përparim të vazhdueshëm në demokraci, sipas raportit të V-Dem
- Pakon më të madhe mbështetëse për qytetarë në Ballkan në përballje me inflacionin dhe krizën energjetike si përqindje e BPV-se (4.3%), sipas raportit të Bankës Botërore (2022)
Përmirësim nga grupi C në Grupin B në Indeksin e Maturitetit të Teknologjisë për Qeverisje, sipas raportit të Bankës Botërore (2022)
Imazhi ndaj partive politike dhe motivi për votim: Në grupet e përziera të votuesve, besimi në kompetencën e partive opozitare, me theks ato të establishmentit të vjetër, është tronditur rëndë. Motivet e votimit vështirë se mund të verbalizohen, përkundrazi, zhgënjimi me angazhimin e tyre publik politik dhe taktikat që ka ndjekur nga pozicioni opozitar e karakterizon pamjen reale të VV-së n sytë e votuesve. VV-ja, nga ana tjetër, shihet nga votuesit e saj tutje si: bartësja e shpresës, ndonëse edhe këtu ka dyshime për realizimin e premtimeve të saj, me theks në drejtësi.
Politikanët e VV-së, me theks lideri i saj karizmatik, vazhdojnë në fakt të jenë të gatshëm dhe të predisponuar fort për t’u angazhuar me popullatën dhe për të folur në një nivel të barabartë e sy më sy me qytetarin. Kjo i bën qytetarët të ndihen se dikush është i brengosur realisht për mirëqenien e ytre dhe e ka lexuar mirë vullnetin e tyre politik, ndërkaq, krejt e kundërta ndodhë në komunikim me opozitën – ata ëqytetarët në këtë rast] sikur ndihen të patronizuar nga politikanët e establishmentit të vjetër politik – ose plotësisht të anashkaluar.
Nuk ka vetëm një afërsi të madhe për nga përmbajtja, por edhe afërsi emocionale me VV-në e me theks me liderin e saj.
Më pas, disa deklarata të mbështetësve të VV-së për politikën dhe komunikimin e VV-së u shqyrtuan në bazë të komunikimit të tyre, për shembull në Facebook. Pjesëmarrësit në grupet e VV-së në të gjitha rajonet mund të riprodhojnë mirë debatet dhe programet e VV-së, madje në detaje.
Komunikimi i VV-së arrin mbështetësit. Njohuritë padyshim të mëdha të debateve sugjerojnë se VV-ja ka një komunikim politik efektiv, veçanërisht në mediat sociale, për të cilat pjesëmarrësit thonë se i përdorin kryesisht për të marrë informacionin e tyre.
Mbështetësit e VV-së i konsiderojnë politikanët e VV-së kompetent dhe të arsimuar. Të gjithë politikanëve tjerë, veçanërisht atyre të AAK-së , u mohohet të kenë nivelin adapt me kohën!
“Unë me të vërtetë mund të lidhem me shumë politikanë; […] Kur bëhet fjalë për VV-në, unë i dëgjoj të gjithë dhe me të vërtetë ka një pikëmbështetje, pavarësisht se për kë po flasin (grupi i VV-së, Gjilan).
“Por unë mendoj se është e vetmja parti që ka një dendësi më të lartë të njerëzve në Parlament që kanë një nivel të caktuar intelekti. Dhe gjithmonë imagjinoj se çfarë torture duhet të ketë zonja T.Kadriu të dëgjojë zonjën M.Kusari, e cila, për mendimin tim, ka nivel komunikimi shumë profesiona, që natyrisht ia mundëson arsimi solid e i duhur, por edhe përvoja e saj politike. Kjo është arsyeja shtesë për ta mbështetur VV-në, edhe nëse kam probleme me një gjë apo një tjetër, po, të paktën ka arsim bazë dhe kulturë komunikimi. Dhe unë mund t’i marr ata [deputetët e politikanët e VV-së] seriozisht në këtë aspekt (grupi i VV-së, Prishtinë).
“VV-ja, për shembull, është një parti që të gjithë e mbështesin […]. Ata janë të vetmit që kishin guximin të trajtonin si duhet veriun e Republikës dhe çështjet që ndërlidhen me sigurinë dhe sovranitetin e vendit (Grupi i VV-së, Mitrovicë)
Përfundim
Duke pasur parasysh elanin dhe sigurinë e thellë që ndjejnë qytetarët tek VV-ja dhe me theks tek lideri i saj, gjendja shpirtërore në raport me rrjedhat politike në këtë fillim të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, shënon ngritje të ndjeshme me atë pararendëse. Krejt tjetër atmosferë e përshkruan ambientin politik të establishmentit të vjetër: aty është evident disponimi negativ dhe mungesa e sigurisë. Këtë gjendje duhet kuptuar edhe si pjesë të simptomave të një mosbesimi permanent në raport me aftësitë e politikanëve që sërish garojnë për gjoja zgjedhjen e e problemeve të qytetarëve [votues të PDK/LDK/AAK-së] nga ata politikanë që janë afishuar në listat e zgjedhësve.
Ka një tendencë nga një lagje e mirë e analistëve televiziv që ta bëjnë një diferencim pozitiv të të përzgjedhurve të LDK-së në Listë për kandidatë në Kuvend, por duket se është e sforcuar dhe pa rezultatet e pritshme të mundshme.
Kritikat ndaj VV-së dhe sidomos linçimi me gjuhë rrugaqërie e rebelizmi irracional në adresë të kryeministrit, vlerësohen nga qytetarët, me theks nga mbështetësit e VV-së, si të pajustifikuara. Kjo gjuhë e ashpër e aplikuar jo vetëm gjatë fushatës, çon në një lidhje edhe më të fortë të qytetarëve me VV-në, duke u përkthyer në efekte mobilizimi, veçanërisht gjatë fushatës dhe aktit të zgjedhjeve.
__________________________
- Krahaso këtë fenomen edhe me zhvillimet në Gjermani: Pokorny, Sabine, 2023: Man weiß ja nicht, was die Zukunft bringt … Repräsentative TrendUmfrage zu Zufriedenheit, Vertrauen, Populismus und Parteisympathie. Berlin: Konrad-Adenauer-Stiftung e.V. (Hrsg.).
Online unter: https://www.kas.de/documents/252038/22161843/%E2%80%9EMan+wei%C3%9F+ja+nicht%2 C+was+die+Zukunft+bringt+%E2%80%A6%E2%80%9C.pdf/51f2d937-4451-f690-d765- 0dd52ed5a639 (Qasja e fundit: 28.05.2024).
Rruga Press