Bota

Virusi vdekjeprurës “Mraburg” zbulohet për herë të parë në Afrikën perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se autoritetet në Guinea kanë konfirmuar një rast vdekjeje nga virusi Marburg, i përafërt me Ebolën ku simptomat kryesore janë ethet dhe hemorragjitë.

Kjo është hera e parë që sëmundja vdekjeprurëse është zbuluar në Afrikën perëndimore. Dy muaj pasi Afrika deklaroi se “u çlirua” nga Ebola, u zbulua rasti i parë i virusit Marburg.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Matshidiso Moetim, drejtuesi i OBSH-së në Afrikë tha se po punohet me autoritetet lokale për të gjetur një zgjidhje të shpejtë, duke u bazuar tek eksperienca dhe ekspertiza e mëparshme e Guineas në menaxhimin e Ebolës, virus i cili transmetohet në mënyrë të ngjashme.about:blank

Infektimet me këtë virus nisin kur një kafshë e infektuar si majmuni ose lakuriqi i natës e kalon virusin tek njerëzit, e më pas virusi shpërndahet nga një person tek tjetri nga kontakti me lëngjet e personit të infektuar.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Simptomat janë dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella me gjak, gjakderdhje./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *