KryesoreLajme

Kurti në Gjilan: 500 mijë zemrat sjellin jo vetem Kuvend të ri dhe Qeveri të re, por edhe Prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave

Lëvizja Vetëvendosje në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore ka mbajtur tubim elektoral në Gjilan.

Kryeministri Kurti, para përkrahësve të shumtë, tha se më 9 shkurt 500 mijë zemrat do të sjellin jo vetem kuvend të ri, jo vetem Qeveri të re, por edhe prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave dhe sjell drejtës njëherë e përgjithmonë

Kurti tha në kryeqendrën e Anamoravës, të lindjes së Kosovës e të Kosovës lindore, të maleve të Karadakut e të Luginës së Preshevës, në Gjilanin e dashur e mikpritës, të punëtorëve të zellshëm e veprimtarëve patriotë, se kemi 2 numra, 118 dhe 500 zemra. Duke votuar masivisht numrin 118, fitojmë bashkërisht më 9 shkurt.

Lexo më shumë  Përgatituni t’ia uroni Albinit fitoren, si Trumpit, dhe mos t’ju mbysë xhelozia!

Viti 2025 do të jetë viti rekors i fitpores së Vetëvendosjes. Me Amerikën Flota jonë ajrore do të ketë edhe helikopterë.

Ne nuk mund të presim që Amerika dhe Evropa të na përkrahin sikur në vitin 1999, sepse ne kurrë nuk do të lejojmë më masakra të Serbisë në Kosovë, sepse tash jemi shtet i pavarur, jemi sovran, me integritet territorial, me zhvillim ekonomik , me ushtri të fuqishme dhe me polici profesionale.

Ne tash i dalim zot vetes. Amerika dhe Evropa janë miq që na mbrojnë nga Rusia, kurse për mbrojtjen nga Serbia e kemi Ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkim Jashari.

Lexo më shumë  Kurti njofton për 118 anëtarësime të reja në Shtime

Kurti tha se do të kemi 18 stadiume moderne, përfshirë edhe Gjilanin.

I kemi ndarë 8 milionë euro për spitalin e Gjilanit. Ajo çka duhet të ndryshojë në mandatin e ardhshëm është Prokuroria e shtetit, e cila është e kapur nga krerët e saj. Ata e sulmojnë Qeverinë se po e mbrojnë vetveten. Më 9 shkurt, 500 mijë zemrat jellin jo vetem kuvend të ri, jo vetem Qeveri të re, por edhe prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave dhe sjell drejtës njëherë e përgjithmonë.

YouTube player