KryesoreOpinion/Aktualitet

Kurti, Mediat dhe KPM-ja: Një Pasqyrë e Reagimeve dhe Realitetit

Shkruan Edita Curri Osmani

Sot, një lajm i publikuar nga gazetari Ermal Panduri me titullin “Kurti Palon Mediat-KPM” tërhoqi vëmendjen time. Së pari, titulli është tejet tendencioz, ndërsa përmbajtja duket se përqendrohet në lavdërimin e kryetarit të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), z. Jeton Mehmeti.

Një tjetër artikull me titull “Alarmante”, i publikuar nga juristja e medieve dhe nga Klani, ngriti gjithashtu pikëpyetje. Fillimisht nuk ishte e qartë për çfarë bëhej fjalë. Por ajo që mbetet shqetësuese është përse disa perfaqësues të medieve dhe disa OJQ lavdërojnë z. Mehmetin? Cili është qëllimi i kësaj mbështetjeje dhe përse vjen pikërisht nga këto medie dhe këto OJQ?

Në përvojën time personale me këtë institucion dhe me vetë z.Mehmeti procesi ka qenë i ngadalshëm dhe joefikas. Kam dërguar e-maile të shumta drejtuar atij dhe KPM-së duke kërkuar një përgjigje për një çështje që kishte prekur gjysmën e popullit. Përgjigjja më është kthyer pas një viti pritjeje, duke mos përmbushur as pritshmëritë më minimale për profesionalizëm.

Lexo më shumë  Mjeku: PDK-ja pengon Komunën e Zveçanit të lidhet me ujësjellsin e Mitrovicës

A ju kujtohet data 24 korrik 2023? Në atë datë në Debat Plus analisti Lirim Mehmetaj përdori një gjuhë urrejtjeje dhe ofendimesh të rënda ndaj qytetarëve, duke përfshirë shprehje fyese dhe sexiste (sharje me nëna) dhe “kretena” Ankesa ime për këtë incident u dorëzua në vitin 2023, ndërsa përgjigjja e KPM-së erdhi në vitin 2024, duke trajtuar vetëm pjesërisht gjuhën fyese të përdorur, dhe madje duke injoruar tërësisht shprehjet më të rënda, bazuar ne pergjigjen ndaj ankeses qe e kishte derguar mediumi ne fjale.Në vend që të ndërmerren masa konkrete nga KPM-ja dhe mediumi Lirim Mehmetaj vazhdon të jetë i pranishëm në studio televizive, duke shpifur dhe përdorur një gjuhë urrejtje-nxitëse.

A ka vend për lavdata per një kryetar të KPM-së që tregon mungesë profesionalizmi dhe efikasiteti? Kujt i shërbejnë njerëz të tillë që dështojnë në kryerjen e detyrave të tyre institucionale,dhe çfarë ndikimi ka kjo në një sistem mediatik që, do të duhej të jetë i pavarun dhe professional.Sot jemi dëshmitarë të një mjedisi ku disa gazetarë dhe analistë promovojnë shpifje, propagandë dhe përdorin gjuhë denigruese. Siç ndodhi së fundmi, një qytet i tërë si Gjakova u bë viktimë e këtyre praktikave, duke u përballur me sulme verbale të papranueshme, dhe pikerisht po i njejti person Lirim Mehmetaj.

Lexo më shumë  Problemet e Vuçiqit me serbët në Kroaci

Me vëmendje sot pashë online te transmetuar mledhjen e KPM-së.

Është e domosdoshme që në krye të institucioneve kyçe, si KPM-ja, të vendosen individë të kualifikuar, etikë dhe profesionalë. Vetëm atëherë mund të shpresojmë për përmirësim në transmetimet mediatike dhe ndalimin e përhapjes së gjuhës denigruese, që shpesh çon në nxitje të konflikteve dhe përçarjeve sociale.

Në vijim, do të gjeni të dokumentuara të gjitha shqetësimet e mia si ish-gazetare dhe si qytetare e Republikës së Kosovës. Këto shqetësime janë një thirrje për reforma dhe përpjekje serioze për të ruajtur etikën dhe standardet profesionale në institucionet që mbikëqyrin mediet dhe komunikimin publik.

YouTube player