KryesoreLajme

298 bagëti me brucelozë në Shqipëri. Mbahen “sekret” emrat e fabrikave të sallamit ku shkoi mishi. Zv. Ministri akuzon median

Televizioni “Ora News” ka informuar publikun për një skandal që institucionet ia kanë fshehur konsumatorit.

Sipas burimeve të sigurta për “Ora News”, bagëti me sëmundjen e brucelozës janë dërguar në një thertore në Berat dhe pasi janë therur mishi i tyre ka dalë për konsum të gjerë.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni që ka vënë alarmin, duke  bërë të mundur që të lëshohet urdhri i menjëhershëm për bllokimin e thertores në Berat.

Pas daljes së këtij lajmi ka reaguar Zv. Ministri i Bujqësisë Arian Jaupllari, i cili nuk mori asnjë përgjegjësi për situatën, por akuzoi median për keqinformim

Megjithatë faktet janë me kokëforta se dëshira e Zv. Ministrit të Bujqësisë për të mbuluar këtë skandal. Në lidhje me këtë situatë televizioni “Ora News” ju drejtua me shkresë zyrtare 3 institucioneve, Ministrisë se Bujqësisë , Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe ISHP-së.

Lexo më shumë  Gjermania “hakmerret” ndaj Musk, pezullon aktivitetet në platformën X

Çuditërisht të tre institucionet ishin në një mendje, asnjëra nuk i ktheu përgjigje kërkesave për informacion.

Ka qenë ndërhyrja e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe paralajmërimi se do gjobiteshin nëse nuk jepnin informacionin e kërkuar, ajo që i ka detyruar këto institucione te informojnë median dhe publikun për atë që po ndodh.

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri përgjatë vitit  2024 kanë rezultuar pozitiv me brucelozë 298 krerë gjedh.

Shpërndarja sipas zonave është kjo, në Tiranë ka pasur 8 raste, në Vlorë 260 raste, në Shkodër 2 raste  dhe në Korçë 20 krerë gjedh dhe 2 të imta kanë rezultuar pozitiv me  brucelozë.

Lexo më shumë  Qeveria miraton programin për reforma në ekonomi 2025-2027

Rrezik akoma më i madh se konsumimi i mishit është konsumimi i qumështit dhe i nënprodukteve të tij.

Sipas drejtorit te Veterinarisë Vlorë nuk lejohet konsumimi i qumështit të bagëtive të prekura me brucelozë.

Nuk dihet zyrtarisht sa qumësht, djathë dhe gjalpë i kafshëve të prekura i është tregtuar konsumatorit, por ajo që dihet me siguri është se në vendin tone si fëmije dhe të rritur jane prekur nga sëmundja e  brucelozës.

AKU ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjes se te cilat fabrika  sallami ka shkuar mish i bagëtive të infektuara.

Edhe pse ka qenë pikërisht ky institucion që ka pezulluar licencën e thertores në Berat, në mënyrë të prerë refuzon ti përgjigjet pyetjeve mbi këtë problematikë.

YouTube player
YouTube player