Lajme

Dita e 8-të/ Rëndohet gjendja shëndetësore e njërit prej grevistëve të Lumasit, transportohet me urgjencë drejt spitalit

Është rënduar gjendja shëndetësore e një prej grevistëve të ngujuar në fshatin Lumas të Kuçovës, në mbrojtje të burimit të Sinecit.

Grevisti Dashnor Subashi ka shfaqur probleme të theksuara shëndetësore dhe grevistët e tjerë kanë njoftuar Spitalin Rajonal të Beratit.

Në godinën ku po zhvillohet prej ditësh greva e urisë e banorëve të Lumasit ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar grevistin drejt spitalit.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Pas 3 muajsh proteste kundër ndërhyrjes në zonën e Sinecit, banorët e Lumasit kanë vendosur që të hyjnë në grevë urie. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në Sinec pasi punimet cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, territorin e shpallur “Monument Natyror”.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Kjo gjë nuk e bëri firmën të ndërpriste punimet, gjë që ka sjellë dhe përplasje me banorët. Banorët, të cilët prej tre muajsh janë përplasur disa herë me policinë, kanë katër kërkesa. Ata duan pezullimin e projektit për ujësjellësin e fshatit Lumas; largimin nga detyra të drejtorit të Policisë Berat; pezullimin e Ardi Velit; si edhe një takim me Kryeministrin Rama.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *