Lajme

Çmimet e derivateve në Kosovë më të ulëtat në rajon

Çmimet e derivateve kanë shënuar një rritje ditëve të fundit në Kosovë.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, këto rritje janë më të ulëta në rajon.

Aktualisht, çmimi i naftës varion nga 1.25 deri në 1.32 euro për litër, ndërsa benzina shitet nga 1.27 deri në 1.31 euro për litër, ne i kemi çmimet më të ulëta në rajon”.

Lexo më shumë  27 vjet nga hyrja e NATO-s, SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën

Në Shqipëri, një litër naftë kushton 1.90 euro, ndërsa benzina është 1.82 euro”.

Sa i përket arsyeve të rritjes, Berjani sqaroi se nuk ka pasur ndikime politike apo ekonomike në nivel lokal.

Sipas tij, shkaku kryesor është reduktimi i prodhimit nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

“Kur prodhimi reduktohet, çmimet automatikisht rriten, dhe kjo po reflekton edhe në Kosovë, megjithëse në nivele të lehta”, shtoi ai

Lexo më shumë  Organizatat mjedisore bojkotojnë Ministrinë: Pa shfuqizimin e ligjit, nuk ka konsultime

Rruga Press

YouTube player