KryesoreLajme

Krasniqi, pas komenteve të BE-së: Diskutimi nuk do të duhej të bëhej pse janë mbyllur strukturat paralele, por si kanë qenë të hapura deri sot

Bashkimi Evropian (BE), ka kritikuar veprimet e Kosovës për mbylljen e strukturave paralele të mbështetura nga Serbia në disa komuna, duke deklaruar se këto masa bien në kundërshtim me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së në kuadër të procesit të normalizimit.

Lidhur me këtë ka reaguar ministri i Administrimin të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi i cili ka thënë se diskutimi për institucionet e Serbisë në Kosovë, nuk do të duhej të bëhej se pse janë mbyllur, por si kanë qenë të hapura deri sot.

Lexo më shumë  Kadetët e FSK-së, trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

“Tashmë janë mbyllur Institucionet paralele kriminale të Serbisë në Kosovë. Komunat paralele, Posta paralele, Administratat Tatimore paralele. Qytetarët e Kosovës, i kanë komunat e Kosovës, Postën e Kosovës si dhe Administratën Tatimore të Kosovës, sikurse të gjitha institucionet e tjera të bazuara në Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionet në fuqi. Diskutimi për instutucionet e Serbisë në Kosovë nuk do të duhej të bëhej se pse janë mbyllur sot, por si kanë qenë të hapura deri sot”, ka thënë Krasniqi.

Lexo më shumë  Maqedonci e kongrsmeni Hamadeh flasin për arritjet e ushtrisë së Kosovës

Rruga Press

YouTube player