Bota

Tusk: Rusët po planifikojnë aksione terroriste në Evropë, duke vendosur eksplozivë në aeroplanë

Kryeministri polak, Donald Tusk akuzoi sot Rusinë për planifikimin e një fushate të madhe terroriste që synon aeroplanët dhe fluturimet në Evropë dhe në botë. Gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, Tusk theksoi se Rusia po planifikon veprime që kalojnë kufijtë e Evropës.

“Mund të konfirmoj se Rusia po planifikon veprime terroriste, jo vetëm kundër Polonisë, por edhe kundër linjave ajrore në mbarë botën”, tha Tusk, pa treguar natyrën e këtyre kërcënimeve.

Gazeta amerikane New York Times raportoi së fundmi se shërbimet amerikane të inteligjencës paralajmëruan Shtëpinë e Bardhë për një plan rus për të kontrabanduar pajisje shpërthyese në aeroplanët e mallrave që fluturonin për në Shtetet e Bashkuara. Sipas raportit, Shtëpia e Bardhë i dërgoi një paralajmërim të fortë Kremlinit, duke kërkuar përfundimin e operacionit.

Lexo më shumë  Ukrainasit pajisin dronët me pushkë për të rrëzuar fluturaket pa pilot të rusëve – publikohen pamjet

Sipas burimeve, Rusia po përgatitej për operacione sabotuese kundër SHBA-së duke vendosur mjete shpërthyese në ngarkesat e mallrave dhe duke i dërguar ato me rrugë ajrore, shkruan politico.

Kjo nuk është hera e parë që Rusia akuzohet për sabotim të infrastrukturës së transportit. Disa vende evropiane kanë akuzuar më parë Moskën për bllokim të sinjaleve GPS dhe përpjekje për të sulmuar sistemet kryesore të transportit si pjesë e luftës hibride. Ministri çek i Transportit, Martin Kupka tha në prill 2024 se Rusia ka kryer mijëra tentativa për sulme kibernetike në rrjetet hekurudhore evropiane që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Lexo më shumë  Raporti i këshilltarit special: Donald Trump do të ishte dënuar për përpjekjen e tij për të përmbysur rezultatet e 2020, nëse nuk do të zgjidhej president

Incidenti i fundit në Kazakistan, ku një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua, duke vrarë 38 persona, ka qenë gjithashtu i lidhur me përfshirjen ruse.

Ai rast ringjalli kujtimet e tragjedisë së fluturimit MH17, i rrëzuar në vitin 2014 mbi Ukrainën lindore në një zonë të kontrolluar nga separatistët pro-rusë, kur vdiqën 298 persona.

Tensionet midis Perëndimit dhe Rusisë vazhdojnë të rriten dhe akuza si këto komplikojnë më tej marrëdhëniet diplomatike tashmë të brishta.

YouTube player