KryesoreLajme

Maqedonci e kongrsmeni Hamadeh flasin për arritjet e ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po qëndorojnë pë vizitë në ShBA.

Në kuadër të takimve të shumta, Maqdonci e Jashari sot kane qendruar në Kongres të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku janë takuar  me Abraham Hamadeh, kongresmen republikan nga Arizona.

Lexo më shumë  Ministri Maqedonci në ShBA diskuton për gjendjen e sigurisë në rajon

Maqedonci ka thënë se me kongresmenin Hamadeh, i cili ka përvojë në ushtrinë amerikane dhe që aktualisht shërben në Komitetin e Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë diskutuar për sfidat globale të sigurisë dhe ndikimin e tyre në rajonin dhe në vendin tonë në veçanti.

“Bashkë me komandant Jasharin, biseduam me kongresmenin Hamadeh edhe për zhvillimet e kohëve të fundit në Kosovë dhe veçanërisht për arritjet e ushtrisë së Kosovës. Tutje diskutuam edhe për rëndësinë e vëmendjes amerikane ndaj rajonit të Ballkanit perëndimor dhe prezencës ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten aleat i pazëvendësueshëm në rrugëtinin drejt zhvillimit dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Maqedonci.

Lexo më shumë  Kurti: Të dashur qytetarë të Pejës, fitoren e VETËVENDOSJE!-s nuk ka fuqi që mund ta ndalë

Rruga Press

YouTube player