KryesoreLajme

YIHR: Më 22 janar do të hapet Muzeu i Fëmijëve të Luftës

Më 22 janar do të hapet Muzeu i Fëmijëve të Luftës.

Ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 18:00.

Kjo u bë e ditur nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR.

“Kjo nismë është e përkushtuar për të ruajtur kujtimet e fëmijërisë gjatë luftës në Kosovë, duke siguruar që përjetimet personale të luftës të mos harrohen. Në këtë ngjarje do të hapim ekspozitën e parë të Muzeut “Fëmijëria e Ndërprerë” e cila zbërthen një rrugëtim të fshehjes, të ikjes në kushte ekstreme, të përballjes traumatike me humbjen dhe vdekjen, si dhe të situatës së krijuar pas përfundimit të luftës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

Kjo organizatë e ka publikuar edhe lokacionin e mbajtjes së këtij eventi.

Lexo më shumë  Rama pyetet për Zvërnecin në Samitin BE-Ballkani Perëndimor - Nga fashizmi, Greqia, Serbia dhe Rusia, tani e ka radhën Irani: Pas protestave elementë iranianë, s’ka projekt të miratuar

Rruga Press

YouTube player