KryesoreLajme

Fermerët në Shqipëri: Hamë qepë e patate serbe, prodhimi i Maliqit ‘flaket’ në kanal!

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, 5 muaj më parë u premtoi fermerëve të Maliqit formalizimin e tregut, por sërish produktet e tyre bujqësore nuk mundën të dilnin në treg dhe së fundmi ato po mbushin kanalet.

Fermerët e qepës dhe patates tregojnë se asnjë grumbullues nuk u afrua për te mbledhur prodhimin e tyre. Ndërsa, shkak duket se është bërë konkurenca e produkteve të importit.

“Kam prodhuar 1500 kuintal qepë dhe gjysmën e kam derdhur në kanal se s’ka treg. Vijnë qepët nga jashtë, nga Serbia e vende të tjera. Unë investova 15 mijë euro dhe kam marrë deri tani 4 mijë euro”, tha një fermer.

Lexo më shumë  KQZ: Për votuesit që s’mund të shkojnë në vendvotim do të angazhohen ekipe mobile

Fermerët thanë se stoku është më i madh se vitet e kaluara ndaj kërkojnë vlerësim dhe kompensim nga Ministria e Bujqësisë.

“Nuk shitet se vjen malli nga jashtë. Unë bëra 700 kuintal dhe s’kam shitur as 250 kuintal. Ku të shkoj, ku te mbytem! Me këtë punë jetojmë të gjithë si familje dhe me një pension 13 mijë lek në muaj”, tha një fermere e Maliqit.

Lexo më shumë  Kontrasti/ Rrugët e Shqipërisë të zhytura në kaos, Kosova shembullore me pastrimin e dëborës (VIDEO)

“Shteti duhet të na dëmshpërblejë se ky dëm na erdhi nga shteti, jo nga natyra (moti). Ne duam dëmshpërblim se ministrja na premtoi se do na mbështesë, por asgjë nuk bëri. Të mblidhet Qeveria se fermeret kanë humbje të mëdha! Unë për vete kam 100 mije euro dëm nga prodhimi i mbetur në stok”, tha një kultivues.

Në bashkinë e Maliqit kultivohen rreth 850 hektarë qepë dhe 800 hektarë patate përkthyer në afro 60 mijë ton prodhim vjetor.

YouTube player