KryesoreLajme

Kurti takohet me zyrtarin amerikan, Richard Verma – bisedojnë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e Parë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, mirëpriti gjatë ditës zëvendës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Menaxhimin dhe Resurset, Richard Verma, i shoqëruar nga zëvendës ndihmës Sekretari i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Kurti i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të ShBA-ve ndaj Kosovës dhe për partneritetin mes dy vendeve tona në të gjitha etapat shtetndërtuese, si aleati ynë kryesor dhe strategjik.

“Ky takim që u zhvillua në kryeministri, u mbajt pas ngjarjes e lansimit të fazës së parë të parakualifikimit për dizajnimin dhe ndërtimin e sistemeve të ruajtjes së energjisë përmes baterive (BESS) në kuadër të marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit me vlerë prej 236.7 milionë dollarë.

Lexo më shumë  Protesta e vetmuar e mësuesit: Kukësi pa rini në ditën kombëtare të rinisë

Në këtë kontekst, kryeministri Kurti i falënderoi ShBA-të për mbështetjen e tyre dhe përkrahjen në kuadër të projekteve të energjisë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim ata diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, për mundësi të reja për avancimin dhe thellimin e tyre dhe për përfitimet nga Dialogu Strategjik.

“U theksuan edhe veprimet e shpejta të ndërmarra nga Republika e Kosovës për strehimin e refugjatëve afganë dhe rreshtimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian në dënimin dhe sanksionimin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës”.

Kurti sipas njoftimit e njoftoi zëvendës Sekretarin Verma mbi zhvillimin dhe progresin që ka njohur Kosova në katër vitet e fundit, teksa mbeten të orientuar kah synimet strategjike të anëtarësimit në NATO dhe BE.

Lexo më shumë  Rexhepi: BE konfirmon shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Serbi

“Me rritjen ekonomike në njërën anë dhe progresin demokratik në anën tjetër, Kosova ka dëshmuar që zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik shkojnë krah për krah, u shpreh kryeministri.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet fqinjësore dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kryeministri vuri theksin te shkeljet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Marrëveshjes Bazike, që vijnë si rezultat edhe i mosnënshkrimit të saj dhe aneksit të zbatimit, si dhe mosdorëzimin e kryeterroristit Millan Radoiçiq dhe grupit të tij përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim.

YouTube player