BotaKryesore

Këmbësoria ukrainase mban fuqishëm “kufirin” ku ndahet me ushtrinë ruse

Autoritetet ukrainase njoftuan se trupat ushtarake po i mbajnë pozicionet në zonën Toretsk, ku së fundmi pati luftime të ashpra me ushtrinë ruse.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, këmbësoria ka shkatërruar një pjesë të artilerisë ruse pranë zonës ose ka zënë robër lufte. Në njoftim u tha se Brigada 28 OBMR “po qëndron guximshëm në llogore dhe bodrume të ngrira”.

Lexo më shumë  Elon Musk, AfD dhe politika gjermane

“Ndër rrënojat me dëborë të atij që dikur ishte një fshat i lulëzuar ukrainas, në llogore dhe bodrume të ngrira, brigada e këmbësorisë së 28-të OMBR po qëndron me guxim. Tash që dronët e armikut janë vazhdimisht të varur në ajër, gjëja më e rëndësishme është të mos zbuloni veten dhe pozicionin tuaj”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

Instituti për Studimin e Luftës ka njoftuar se trupat ruse kanë përparuar së fundmi në rajonin e Kurskut, Toretskut dhe pranë Kurakhoves.

Lexo më shumë  Ministri i Panamasë i përgjigjet Trumpit: Kanali do të qëndrojë në duart tona

“Përparimet ruse në Toretskun veriperëndimor mund të bëjnë presion mbi mbrojtjen e Ukrainës, duke e shtyrë atë drejt Kostyantynivkas…Nëse forcat ruse përparojnë më tej në perëndim dhe veriperëndim të Toretskut, ato  mund t’i dëmtojnë pozicionet mbrojtëse të Ukrainës përgjatë autostradave kryesore, duke vështirësuar linjat e furnizimit dhe lëvizjen e trupave”, thuhet në raport.

YouTube player