IPK rekomandon suspendimin nga puna të Drejtorit Rajonal për Kufi Nexhmi Krasniqi, pasi mori pjesë në tubimet elektorale të PDK-së
KosovaNews dje raportoi për përfshirjen e kolonel Nexhmi Krasniqi i cili mban poziten e Drejtorit Rajonal për Kufi në Policinë e Kosovës në fushatën elektorale të PDK-së në Prizren.
Nexhmi Krasniqi u pa në disa fotografi të publikuara në facebook nga kandidati i PDK-së Fatbardh Rexha ku së bashku me Nait Hasanin kishin organizuar një tubim me simpatizantë të kësaj partie në Prizren.
Sipas burimeve të KosovaNews brenda Inspektoratit të Policisë së Kosovës pas raportimit në media Inspektorati Policor ka marrë masa të menjëhershme dhe sot ka rekomanduar që të suspendohet nga puna Drejtori Rajonal për Kufirin Perendimor Nexhmi Krasniqi.
Rruga Press