Lajme

Arrestohet ish-bashkëpunëtori i Mlladiç, Milomir Savçiç mohoi publikisht genocidin e Srebenicës

Gjykata shtetërore boshnjake të hënën urdhëroi Milomir Savçiç, komandantin e regjimentit të 65-të mbrojtës të Shtabit Kryesor të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, të mbahet në paraburgim për shkeljen e një urdhri gjykate që e ndalon atë të flasë publikisht për çështjet që lidhen me akuzat kundër tij, tha avokati i tij për BIRN.

Savçiç, i cili është gjithashtu kreu i Shoqatës së Veteranëve në njësinë e Republikës Srpska të Bosnjës, të dominuar nga serbët, po gjykohet për ndihmën në kryerjen e gjenocidit të boshnjakëve nga Srebrenica në korrik 1995.

Lexo më shumë  Kurti nga Deçani thotë se do të vazhdojnë me projekte në ujësjellës, infrastrukturë dhe arsim

Sipas mediave vendase, prokuroria argumentoi në seancën e së hënës se Savçiç kishte shkelur urdhrin e ndalimit në katër paraqitje të fundit në media.

Savçiç foli për Radio-Televizionin Republika Srpska, RTRS dhe media të tjera për përvjetorin e masakrave të Srebrenicës dhe vendosjen e ndryshimeve ligjore muajin e kaluar që ndalojnë mohimin e gjenocidit.

Gjykata më parë e lejoi atë të qëndrojë në liri derisa të zgjasë gjykimi i tij, por me ndalimin e paraqitjeve publike dhe komentimin e fakteve që lidhen me atë procedurë, të cilat i referoheshin edhe karakterit të krimeve për të cilat akuzohet. Tani, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të BeH, atij i është caktuar paraburgimi për të paktën një muaj.

Lexo më shumë  Kurti: Ku ka vend në botë që me 51.1% i fton të tjerët për bashkëqeverisje?

Savçiç shërbeu si komandant i regjimentit të mbrojtjes në selinë e ushtrisë të kryesuar nga krimineli Mlladiç.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *