Lajme

Ushtarët polakë të KFOR-it kryejnë patrullime në veri të Kosovës

Ushtarët polakë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë kryer patrullime të kombinuara, me automjete dhe në këmbë, në pjesën veriore të Kosovës.

Këto veprime janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Lexo më shumë  Vlonjatët po ikin nga Vlora/ Më pak nxënës në klasën e parë, në bankat e shkollës dhe fëmijë ukrainas

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, duke kontribuar për lirinë e lëvizjes dhe për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë.

Në njoftimin e publikuar në Facebook, KFOR thekson se misioni bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

Lexo më shumë  Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ SafeJournalists kërkon hetim urgjent

Rruga Press

YouTube player