Opinion/Aktualitet

Vala e eksportit krijon mungesa në vend, çmimet e zarzavateve rriten në korrik me ritmet me të larta që nga shkurti 2019

Çmimet e zarzavateve pësuan rritje të ndjeshme gjatë muajit korrik si rrjedhojë e flukseve të larta të eksporteve, që po ndikojnë në pakësimin e ofertës në tregun vendas.

Të dhënat e INSAT tregojnë se gjatë korrikut çmimet e zarzavateve kryesisht domates dhe patateve pësuan rritje vjetore 17 për qind. Ky ritëm ishte me i larti që nga shkurti 2019, ku çmimet e këtij grupi pësuan rritje me 26%.

Tregtarët e pakicës në vend pohojnë se shkak për rritjen e çmimeve në kulmin e prodhimit vendas mbeten eksportet e ushqimeve. Një kilogram domate po arrin edhe 100 lekë për kilogram nga rreth 50 lekë që ishte në fillim të sezonit gjatë marsit.

Teksa prodhimi bujqësor ishte i mbarë këtë vit, eksportet e domates hasën në vështirësi në fillim të vitit për shkak të valës së dytë të pandemisë, në shumë vende të Europës dhe Rajonit. Çmimet e domateve ishin të ulëta në pranverë, jo të zakonta për periudhën. Rritja nisi ne Korrik dhe tani në gusht për shkak se kontratat e eksportit rriten volumet në këtë periudhe duke lënë boshllëk në vend.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Kjo situatë vjen si përsëritje këtë vit pasi eksportet e zarzavateve kanë pësuar një rritje të shpejtë vitet e fundit. Përqendrimi i kërkesës së jashtme në pak muaj e vë tregun vendas në presion si nga sasia dhe cilësia duke ndikuar kështu në rritjen e çmimeve.

Ndër vite, çmimet e perimeve dhe frutave janë rritur me ritme më të larta se, grupet kryesore të shportës së mallrave të konsumit që INSTAT i referohet për matjen e inflacionit. Fermerët janë të shqetësuar se nuk po orientohen që të prodhojnë sipas nevojave të tregut.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Shporta e konsumit të familjeve shqiptare ka aq shumë varësi nga ushqimet, sidomos frutat dhe perimet, sa luhatjet në çmimin e një artikulli të vetëm mund të çekuilibrojë një nga treguesit më të rëndësishëm makroekonomikë, inflacionin.

Sektori i bujqësisë vijon të vuajë orientimin e saktë të investimeve dhe mbjelljeve për shkak se mungojnë statistika zyrtare për kërkesën sidomos në tregun vendas.

Pandemia goditi shumë sektorë të ekonomisë në vendin tonë si në drejtim të kërkesës dhe prodhimit, por eksportet e prodhimeve bujqësore shënuan rritje dyshifrore.

Gjatët vitit 2020 eksportet e prodhimeve bujqësore shënuan rritje me 14%. Produktet e domates zënë peshën më të madhe të eksportit, rreth 20.7 %, më pas renditen prodhimet e pjeprit e shalqirit, kastravecët./MONITOR

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *