KryesoreOpinion/Aktualitet

Vuçiq rrëzon alibinë: – Nuk e njeh Kosovën që të fitojë Rusia në Ukrainë!

Shkruan Enver Bytyçi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas protestave të ditëve të fundit të dhjetëra-mijë studentëve kundër tij, vendosi më në fund që ta zbulojë fytyrën e tij, atë fytyrë që ne ia kemi zbuluar gjithmonë. Duke folur të mërkurën e kaluar me të rinjtë e partisë së tij ai i akuzoi protestuesit se “për para bëjnë punë të pista”! Por interesant është se zoti Vuçiq komfirmoi përfundimisht përkatësinë dhe mbështetjen e plotë të politikave ruse në Ukrainë. Ai u zotua se “Nuk do ta njohë kurrë, sa të jetë gjallë, pavarësinë e Kosovës dhe shtetësinë e saj”!

Për herë të pare ai pranoi publikisht se njohjen e Kosovës nuk e bën, sepse kjo do të shkonte në dëm të interesave ruse. Vuçiq tha se njohja e Kosovës nga Serbia u nevojitet perendimorëve për të kundërshtuar presidentin rus, Vladimir Putin. Perendimorët, tha presidenti serb, e duan njohjen e Kosovës nga ne „Që t’i thonë Putinit – mos u refero te precedenti i Kosovës, kur flet për Khersonin, Zaporizhian, Doneskun, Luhanskun e Krimenë, sepse kjo nuk vlen më. Kemi bërë një marrëveshje dypalëshe mes Beogradit dhe Prishtinës dhe tani nuk mund ta përdorësh më këtë argument”! Dmth se Vuçiq nuk dashka t’ia heqë presidentit rus, Putin, alibinë për ta ndarë Ukrainën.

Kjo deklaratë e liderit serb sillet për herë të parë në publik dhe zbulon faktin se Vuçiq është peng i Kremlinit. Duke pranuar se presioni I SHBA-ve dhe BE-së ndaj Beogradit për njohjen e Kosovës është presion që ia heq Moskës alibinë e pushtimeve në Ukrainë, Vuçiq pranoi se këtë njohje nuk e bën, pikërisht se ai mbështet politikën e agresionit rus në Ukrainë. Të gjitha manovrimet e derisotme ranë poshtë. Të mërkurën bota mësoi se Serbia nuk është asnjanëse në çeshtjen e konfliktit Rusi-Ukrainë. Se ajo thjesht e ka përdor dërgimin e municioneve në Ukrainë si alibi për të neutralizuar sanksionet e perendimit kundër Serbisë për mos vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Lexo më shumë  Mërgimtari nuk përmbahet, e puthë në faqe Kurtin: Nuk shkoj në Gjermani pa të puthë (Video)

Kjo deklaratë nxori zbuluar edhe përpjekjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili pak javë pas sulmit rus kundër Ukrainës në një samit të NATO-s u bëri thirrje krerëve të shteteve anëtare të saj “të mos e qortojnë Serbinë pse ajo nuk vendosi sanksione kundër Rusisë”! “Serbia, tha Rama, është në një pozicion të vështirë dhe duhet kuptuar”! Më shumë se kaq nuk mund të bënte as Lavrov, po të merrte pjesë si i ftuar në një samit të Aleancës Atlantike. Por në vend të Lavrovit këtë lloj shërbimi kaq të madh ia bëri Serbisë pseudo-shqiptari, Edi Rama. Nuk e di si është ndjerë kryeministri në ikje i vendit tim me deklaratën e mësipërme për vëllaun e tij binjak, Aleksandër Vuçiq! Nuk e di a e kuptoi më në fund se gjatë gjithë kësaj kohe është goditur Albin Kurti për veprat pro-Rusisë të presidentit të Serbisë.

Deklarata e Vuçiq na bën me dije se mos-njohja e shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë është një vepër e Beogradit me prapavijë që të ndihëmojë pozicionin e Rusisë në negociatat e mundëshme për paqen në Ukrainë. Pra është një shërbim për të realizuar nga pikëpamja e argumentit teorik ndarjen e territorit të Ukrainës. Me siguri që ai beson që me ndarjen e Ukrainës krijohen kushte të favorshme për ndarjen e Kosovës. Por në fakt edhe sikur të përdoret si argument Kosova për ndarjen e Ukrainës dhe nëse Fuqitë Perendimore do ta pranojnë këtë argument, kjo do të thotë përfundimisht njohje ndërkombëtare e shtetit të Kosovës. Sepse Rusia, nëse e përdor Kosovën si provë, atëherë do të detyrohet edhe ta njohë faktin e shtetësisë së Kosovës. Ndërkaq Serbia mbetet me gisht në gojë. Ajo nuk do të kishte asnjë shans më ta ndalte njohjen e drejtpërdrejtë të Kosovës në mbledhjen më të pare të Këshillit të Sigurimit.

Lexo më shumë  Pse disa lagjeve dhe qytezave në Kosovë u mungon energjia elektrike

Atëherë pse Vuçiq e luajti lojën e Kosovës për kaq kohë në favor të Rusisë, duke e fshehë qëllimin e tij të vërtetë? Sepse donte të nxirrte sa më shumë nga Kosova. Donte që të aneksonte veriun e saj. Donte krijimin e Asosacionit. Ndërkohë që prej të mërkurës ranë të gjitha rrenat. Tani edhe Christopher Hill, optimisti më i madh i ndryshimit të kursit të Serbisë drejt perendimit, besoj se është shumë i zhgënjyer. Të zhgënjyer duhet të ndjehen të gjithë miqtë e Serbisë në SHBA e në Europën e Bashkuar. Përveç Edi Ramës, për të cilin jam i bindur se mban lidhje përmes Aleksandër Vuçiq edhe me Kremlinin dhe tashmë është peng edhe i Beogradit, edhe i Moskës.

Nga deklarimet e Aleksandër Vuçiq mësojmë se armiq të Serbisë paska qenë Perendimi dhe Natasha Kondiq. Miku më i mërë i tij ishte dhe mbetet Vladimir Putin. Tani le të vazhdojnë ata të shpresojnë te ndryshimi që do të sillte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq! Protestat në Beograd duhen përshëndetur qoftë edhe për këtë efekt. Tashmë antishqiptarët në gjuhë të huaj dhe ata shqip-folës nuk do të kenë më alibi për të sulmuar qëndrimet e qeverisë së Kosovës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit! Sepse Vuçiq, te i cili shpresonin, doli hapur!

Rruga Press

YouTube player