KryesoreLajme

Problemi me energji elektrike, Kurti: Kemi kërkuar nga KOSTT dhe KEDS angazhim maksimal për zgjidhjen e problemit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se kanë pranuar shqetësime të shumta për furnizimin me energji elektrike.

Kurti pohoi se këto shqetësime i kanë përcjellë tek operatorët e rrjetit.

“Kemi pranuar shumë shqetësime për furnizime me energji elektrike në disa komuna të Kosovës. Këto shqetësime i kemi përcjellë vazhdimisht te operatorët e rrjetit, transmetues dhe shpërndarës KOSTT dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime për zgjidhjen e problemit të rrjetit”, u shpreh Kurti.

Lexo më shumë  Maqedonci: Grupi i Radoiçiqit mbetet rrezik për Kosovën

Po ashtu, ai kërkoi nga qytetarët se sikur edhe në dimrin paraprak, qytetarët të racionalizojnë konsumin, veçanërisht gjatë orës 18:00 deri në mesnatë, për furnizim më të mirë për gjithë vendin.

Ndryshe, një numër i madh I qytetarëve është përballur me reduktime të ashpra të rrymë, duke mos pasur energji elektrike me orë të gjata deri në 12 orë.

Lexo më shumë  VV-ja dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP-së për Listën Serbe
YouTube player