KryesoreLajme

Zgjidhet problemi me ushqimin në FSK, Maqedonci: Ka filluar punën stafi i kuzhinierëve profesionalë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka treguar se nga data 16 dhjetor ka filluar punën stafi i ri i rekrutuar i kuzhinierëve profesional dhe teknik duke përmbyllur, siç tha, suksesshëm periudhën kalimtare të përgatitjes së ushqimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Qendra e Studentëve.

Me këtë rast ai i ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan vullnetarisht dhe mundësuan sipas tij që as edhe një ditë të mos ndërpritej shërbimi i ushqimit për pjesëtarët e ushtrisë.

“Gjersa në publik ngriheshin me apo pa vetëdije teori të ndryshme dhe shpërndaheshin dezinformata të dëmshme, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Qendra e Studentëve ishin ata që vullnetarisht mundësuan që as edhe një ditë të mos ndërpritej shërbimi i ushqimit për pjesëtarët e ushtrisë sonë, gjersa po jetësohej koncepti i ri i shërbimit me ushqim. Shpirti atdhetar e kontributdhënës i tyre që shoqëroi çdo ditë nga tetori deri me datën 16 dhjetor të këtij viti është i paçmim, andaj jam tejet i lumtur që sot prita në ministri, Drejtorin e Qendrës së Studentëve – Ekrem Rudari, Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës – Ismail Dibrani, Drejtorin e Mensës – Fahri Osmani, si dhe njëzet e pesë vullnetarët, kuzhinierët dhe stafi mbështetës nga këto dy institucione. Falënderues ndaj secilit prej tyre që me punë përmbyllën suksesshëm këtë periudhë kalimtare, gjersa jam i ngazëllyer të jap lajmin se nga data 16 dhjetor ka filluar punën stafi i ri i rekrutuar i kuzhinierëve profesional dhe teknik”, ka shkruar ministri Maqedonci.

Lexo më shumë  Sipas logjikës së krerëve të opozitës, kur populli voton për ta, ajo quhet “vullnet demokratik”, por kur populli voton për Albin Kurtin, atëherë qenka “rrezik për demokracinë”

Ministri ka thënë se ngritja e kapaciteteve të vetë qëndrueshmërisë është faktor i rëndësishëm i sigurisë së një vendi.

“Pena, pushka, buka janë themelet e një shteti në çdo shoqëri, e po të tria këto elemente ruajnë balancën e ushtrisë profesionale. Ministria e Mbrojtjes kishte vizion të qartë që fundi i vitit 2024 do të shënonte fillimin e një etape të re, atë të ngritjes së kapaciteteve vetanake të resurseve humane profesionale për përgatitjen e ushqimit në kazermat e FSK-së”, ka shkruar më tej Maqedonci.

Lexo më shumë  Kurti takon kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit  ndërmjet dy shteteve
YouTube player