KryesoreLajme

Arrestohet ministri i Sigurimit i BeH, aleati i ngushtë i Dodikut

Ministri i Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq është arrestuar të enjten dhe po mbahet në ambientet e Prokurorisë së BeH.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai po hetohet për vepra penale të kryera në periudhën 2016-2020, kur ishte drejtor i ndërmarrjes publike “Putevi RS”.

Policia ka bllokuar të enjten ndërtesën në Banja Lluka ku është selia e kompanisë, duke kërkuar prova dhe sekuestruar dokumentacionin.

Lexo më shumë  I riu u shoqërua nga policia se po protestonte: Një pjesë e mirë e policisë është me ne, janë kundër qeverisë

Hetimi nisi për shkak të dyshimeve se kompanitë që mirëmbajnë rrugët në zonën e RS duhej të blinin agregate me çmime dukshëm më të larta se çmimet e tregut.

Neshiq është gjithashtu president i Aleancës Popullore Demokratike (DNS), e cila është një partner koalicioni i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), të udhëhequr nga Milorad Dodik.

Pikërisht me urdhër të Dodikut, Neshiq u emërua Ministër i Sigurimit të Shtetit pas zgjedhjeve të vitit 2022.

Lexo më shumë  Provokim ushtarak pranë kufirit të NATO-s/ Droni rus godet trenin, shpëton ish-kryeministri britanik Johnson dhe delegacioni perëndimor
YouTube player